Një makinë është shkrumbuar gjatë natës në qytetin e Durrësit. Sipas burimeve zyrtare të policisë mjeti ishte i parkuar në lagjen nr. 15.
Makina e djegur është tip ‘Mercedez Benz’ me targa DR 8526 E. Nga hetimet e para te policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:45.
“Makina është pronësi të shtetasit T.Q.,57 vjeç“, njofton policia. Po hetohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërkohe qe ende nuk dihen shkaqet.
