Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

”80 pemë për 80 vite çlirim”, Tirana nis sezonin e mbjelljeve

15:01 / November 27, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 11 27 at 14.53.51
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në prag të 80-vjetorit të Çlirimit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me familjarë të veteranëve dhe nxënës të shkollës “Asim Vokshi”, mbollën 80 pemë të reja në Varrezat e Dëshmorëve. Kjo nismë përkon edhe me fillimin e sezonit të mbjelljeve masive nga ana e Bashkisë së Tiranës, për të shtuar sipërfaqet e gjelbra.

“Jam vërtet mirënjohës që në këtë prag festash, të festës së Pavarësisë dhe të Çlirimit, gjejmë ende energji nga brezi i tretë për të mbjellë 80 pemë në prag të 80-vjetorit të çlirimit, për të kujtuar këto 80 vite dhe për të kujtuar se Tirana ka qenë kryeqyteti i vetëm i çliruar nga forcat e veta. Jam mirënjohës për të gjithë brezin e gjyshërve tanë”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se Shqipëria është e qartë në aspiratat e saj europiane. “Kombet që nuk dinë nga kanë ardhur, nuk dinë as ku po shkojnë. Fakti që edhe kryeministri dhe gjithë qeveria ka këtë vokacion për të qenë drejt BE, do të thotë se jemi shumë të qartë ku po shkojmë sepse kemi qenë të qartë edhe para 80 vitesh. Kemi qenë të qartë edhe para 112 vitesh, kur u shpall Pavarësia, se aspirata e Shqipërisë ishte futja në familjen europiane të kombeve. Më vjen mirë që sot mbjellim këto 80 pemë, dhe ajo që më gëzon më shumë është se i mbjellim me nxënësit dhe nxënëset e “Asim Vokshit”, shkollës së Gjuhëve të Huaja. Është një shkollë për Shqipërinë moderne kur ne na duhen ciceronë, rrëfimtarë, përkthyes, interpretë për BE, për turizmin, për këtë bum që po kalon sot Tirana e hapur ndaj botës”, deklaroi ai.

Me mbjelljen e pemëve në këtë periudhë ideale për shkak të shirave sezonalë, Bashkia e Tiranës ka nisur fushatën e përvitshme që synon krijimin e më shumë hapësirave të gjelbra për një qytet më të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm.

“Më vjen mirë që sot bashkuam dy breza dhe filluam masivisht fushatën e mbjelljeve. Kemi pritur sa të fillojnë shirat dhe toka të jetë me lagështirë mjaftueshëm, që të jetë ideale për mbjelljet. Nga tani nuk do i ndahemi lopatës. Por, kur ka edhe kuptim, kur ka edhe simbolikë, dhe kur shikojmë që të dy brezat përqafojnë njeri-tjetrin, është një gëzim i jashtëzakonshëm. Qofshin të paharruar dëshmorët tanë. Më vjen mirë që me këto 80 pemë sot lamë një shenjë për të thënë se nuk harrojmë, se kujtojmë dhe se do përulemi gjithmonë me respekt”, deklaroi Veliaj. Me rastin e festave të 28-29 nëntorit Bashkia e Tiranës ka përgatitur një axhendë të ngjeshur me aktivitete të shumta social kulturore.

Erion Veliaj pemë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.