Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balluku: Korridoret paneuropiane janë me përfitime ekonomike

14:32 / December 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balluku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, gjatë fjalës në seancë plenare, tha se investimet në infrastrukturën rrugore që përshkojnë Shqipërinë nga veriu në jug dhe nga perëndimi në lindje u japin përfitime ekonomike edhe zonave ku kalojnë. Duke iu përgjigjur deputetit të PD-së, Flamur Hoxha, i cili kërkoi përmes një amendamenti në buxhet trefishim të fondeve të mirëmbajtjes së rrugëve, Balluku tha se po ndërtohen rrugë të kategorive “A” sikundër edhe rrugë alternative.

”90% e buxhetit të vendosur në drejtim të infrastrukturës rrugore janë projekte në vazhdim. Kërkesa juaj do të bënte që shumë nga këto projekte të mos përfundonim apo të krijonim detyrime të prapambetura. Por prej kohësh kemi marrë angazhimin që debitet e trashëguara ndër vite apo që krijohen gjatë vitit, i mbyllim duke u dhënë mundësi kantiereve që të përfundojnë”, tha ajo. Balluku tha se nuk mund të flasim për zona të braktisura, pasi zonat sot kanë akses shumë më shumë se kishin 5 apo 10 vite më parë.

”Po ndërtohen korridore paneuropiane Korridori Blu dhe Korridori 8, njëri që përshkon Shqipërinë nga veriu në jug në Ultësirën Perëndimore dhe tjetri nga perëndimi në lindje, si pjesë e korridoreve paneuropiane dhe duke i dhënë mundësinë e ndërlidhjes veriut me jugun dhe Malit të Zi me Shqipërinë dhe më pas me Greqinë. Të gjitha këto janë projekte të cilat japin përfitime ekonomike edhe zonave ku kalojnë. Mos harroni që sot kemi rrugë të cilat plotësojnë kushtet e kategorive “A” europiane të autostradave dhe nga ana tjetër edhe rrugë alternative”.

belinda balluku Korridoret paneuropiane
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kadastra lëshon mbi 28 mijë vendime legalizimi për nëntë muaj

20:48 / October 7, 2026

I mori Berishës 6 milionë dollarë për lobim në SHBA, Trump distancon “sherifin” LaCivita: S’punon për mua, ka shumë mundësi të ndërpres çdo marrëdhënie me të

19:29 / October 7, 2026

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.