Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Objektivi për vitin 2025, Balluku: 12 milionë pasagjerë në Rinas

14:53 / December 9, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1733750765xkr balluku pasagjeret frame 573 778
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

”Pasagjeri 10 milionë”, u mbajt sot si aktivitet në Rinas, dhe e pranishme ishte edhe zv/kryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Gjatë fjalës së saj, Balluku ka zbuluar edhe objektivin për vitin 2025: 12 milionë pasagjerë në Rinas.

”Të kremtosh sot pasagjerin e 10 miliontë ka kaluar përmes një rruge të vështirë, mbi të gjitha një rrugë plot me dyshime, por edhe për të gjithë të tjerët që e kanë përdorur për narrativë politike. Sot, një moment reflektimi sepse ne nuk udhëhiqemi nga vetëkënaqësia. Sot janë kaluar të gjitha parashikimet tona. Tashmë, ne duhet të punojmë fuqishëm, pasi në vitin 2025, kemi marrë angazhim për të pasur në këtë aeroport mbi 12 milionë pasagjerë”,-tha Balluku.

Po ashtu Balluku ka thënë se përmes të gjitha pikave kufitare, në Shqipëri kanë hyrë 11 milionë e 40 vizitorë deri në muajin nëntor. ”Ky është vendi ku prezantojmë fillimisht Shqipërinë, porta e parë ku turistët futen dhe prezantohen me Shqipërinë është aeroporti i Rinasit, ashtu siç janë edhe pikat kufitare në të cilat kemi investuar këtë vit. 11 milionë e 40 vizitorë të hyrë në vendin tonë deri në 30 Nëntor. 90% e prezantimit të Shqipërisë në momentin e parë të hyrjes bëhet nga kjo portë”.

Nga ana tjetër Balluku ka ritheksuar se vitin e ardhshëm pritet hapja e aeroportit të Vlorës. ”Vitin e ardhshëm presim hapjen e aeroportit të Vlorës që do të jetë në shërbim të plotë të qytetarëve duke ofruar çmime më të mira për biletat, më shumë destinacione fluturimesh dhe më shumë kompani ajrore në vendin tonë”.

balluku rinas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.