Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vota e diasporës, PS gati të lëshojë numërimin në KQZ

19:28 / January 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1736271856 zgjedhjet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vota e emigrantëve ende nuk është zyrtare. 3 janë çështjet që mund t’i detyrojnë dy partitë më të mëdha për të bashkuar votat, 2 vijnë si thirrje e KQZ-së dhe mbështeten nga Partia Socialiste, dhe e treta i përgjigjet një shqetësimi të demokratëve.

Së pari, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë lekë nga qeveria për të paguar plotësisht postën që do të transportojë votën e emigrantëve, edhe dërgimin edhe kthimin. Por 5 milionë eurot nuk mund të tenderohen, pa u fshirë nga Kodi Zgjedhor një fjali në nenin 25, e cila thotë se kostot për kthimin e votës paguhen nga zgjedhësi. (Neni 25)

Së dyti, KQZ ka kërkuar që të përshpejtohen afat e regjistrimit, në mënyrë që fleta e votimit të prodhohet më shpejt dhe tu jepet më shumë kohë emigrantëve për ta marrë e kthyer. Kjo tezë është mbështetur nga PS e cila ka artikuluar gatishmërinë që afatet të afrohen me 10 ditë. Partia Demokratike ka lënë një shteg të hapur, duke thënë se nëse zgjidhja e fundit, do të ishte ndërhyrja në Kod, ajo nuk do të rrezikonte dhe do të jepte votat.

PS është e gatshme që po në Kodin Zgjedhor, të bëjë rregullime, që kënaqin demokratët. Në këtë mënyrë, të lejohet që vota e emigrantëve të numërohet nga komisionerët e partive, njëjtë siç ndodh me votat në Shqipëri, ashtu siç PD e kërkon. Kodi aktualisht ka parashikuar që këto vota administrohen dhe vlerësohen nga KQZ, çfarë është kundërshtuar nga opozita.

Ngelet për tu parë, nëse kjo ofertë e socialistëve do të ketë sukses tek demokratët, për të çliruar më shumë lehtësi për votën e diasporës, kur zgjedhjet janë 4 muaj larg. /Report Tv/

Diaspora PD PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të hënë

08:03 / June 8, 2026

Socialistët festojnë 35-vjetorin e PS Elbasan, i pranishëm kryeministri Rama dhe qindra qytetarë!

17:55 / June 7, 2026

Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza ndaj autorit të vrasjes së efektivit, hetim dhe për “Shpërdorim detyre” nga policia

17:04 / June 7, 2026

Shpallet më e bukura e Shqipërisë/ Ja vajza që ‘rrëmbeu’ kurorën e “Miss Shqipëria 2026”

16:38 / June 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.