Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Presidenti shet shtëpinë, Kryemadhi më shumë të ardhura se Meta

17:24 / May 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta kryemadhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Familja e Presidentit të Republikës, Ilir Meta gjatë vitit 2018 ka mundur të fusë në arkën e vet, ndër të tjera edhe 39 mijë euro nga shitja e një shtëpie. Në deklaratën e pasurisë të dorëzuar në ILDKP dhe të siguruar nga tirananews.al, familja presidenciale ka deklaruar një sërë ndryshimesh në pasurinë e tyre, të krijuara kryesisht nga shitje shtëpish dhe të ardhura nga pagat dhe dietat për shkak të detyrave, si dhe likujdim i një kësti të një kontrate të majme. Pavarësisht se si të ardhura janë deklaruar vetëm ardhurat nga paga, dietat dhe shitja e një shtëpie me vlerë 39 mijë euro, familja presidenciale ka mundur që gjatë vitit që lam pas të paguajë një këst kontrate me vlerë 145 mijë euro, të hap disa llogari bankare për fëmijët e saj që studiojnë në Angli, si dhe të krijojë një shtesë llogarie bankare me vlerë 57 mijë euro, raporton tirananews.al.

Sa i përket të ardhurave familja Metaj, përveç të ardhurave nga shitja e shtëpisë, deklaron të ardhurat e pagës së Monika Kryemadhit me vlerë 2238923 dhe 787171 lekë dhe të ardhurat nga paga e presidentit Meta me vlerë 2250183 lekë, dieta nga udhëtimet jashtë shtetit në vlerë rreth 7 mijë euro, raporton
tirananews.al.
Gjithashtu Presidenti i Republikës deklaron edhe një shtesë llogari nga të ardhurat nga pagat në vlerë 1319680 lekë, si një llogari bankare të hapur edhe në emër të djalit të tij në vlerë 28409 lekë.

Deklarata e pasurisë e familjes së Presidentit të Republikës Ilir Metaj:

Monika Kryemadhi

Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 76.88 me2 (deklaruar në 2014) me 42284 euro arkëtuar 38901 euro.

Kontratë premtim shitje për apartament me sipërfaqe 133.7 m2 (deklaruar në 2014) me vlerë 64103 euro, deri në dhjetor 2018 asnjë arketim për këtë kontratë.

Llogari në lekë të ardhura nga paga e Kuvendit të Shqipërisë shtuar me 787171 lekë

 Pagesë si rrjedhojë e kontratës likujdim i këstit të dytë me vlerë 17864000 lekë konvertuar në 145000 euro.

Llogari bankare e shtuar në euro me vlerë 57665 euro.

Të ardhura nga paga dhe të ardhura të tjera si deputete në Kuvendin e Shqipërisë – 2238923 lekë

Overdraft nga banka për Master Card 761 euro

Overddraft nga banka për Viza Cart 2243127 lekë

Ilir Metaj

Shtim i llogarisë në lek nga të ardhurat nga pagat – 1319680 lekë

Llogari dyemërore Besar Metaj dhe Ilir Metaj 28409 lekë

Të ardhura neto nga paga në Presidencë – 2250183 lekë

Të ardhurat nga dietat jashtë vendit – 6480 euro

Të ardhura nga dietat jashtë vendit – 2340 dollarë

Të ardhura në cilësinë e kryetari të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë – 85000 lekë

Të ardhura nga honoraret për mbledhjet e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë 42500 lekë

Overd draft – 133854 lekë

Bora Metaj

Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Besar Metaj. Arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi për shpenzime për shkollën – 11940 paund

Debi në kartën Visa arkëtuar nga nëna Monika Kryemadhi 158357 lekë

Llogari bankare dyemërore në emër të Bora Metaj dhe Monika Kryemadhit. Përfituar komisione – 8065 lekë.

Shlyerje overd draft nga prindërit 210208 lekë.


*Ky artikull është ekskluzivisht për tirananews.al. Riprodhimi i tij nga media të tjera në mënyrë të pjesshme ose të plotë pa cituar do të ndiqet në rrugë ligjore. / L.T




Lexo edhe: Zbulohet pasuria / Kryeministri Rama i zhytur në borxhe, fiton të ardhurat nga shitja e veprave artistike

Lexo edhe: Zbardhet pasuria e kryeparlamentarit Ruçi, vajza siguron 234 mln lekë fitim si notere

Lexo edhe: Zbardhet pasuria e Lulzim Bashës për 2018, kreu i PD jeton me paratë e gruas


1 27
monika

ILDKP Kryemadhi Presidenti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.