Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama në Shkodër: Investime në terrenet sportive dhe shkollat

17:11 / January 10, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 01 10 at 16.19.55
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci, zhvilluan sot një vizitë në shkollën “Adem Haxhija” në Postribë të Shkodrës, ku prezantuan investimet më të fundit në terrenet sportive dhe infrastrukturën arsimore. Ndërtimi dhe përmirësimi i palestrave dhe fushave sportive në shkolla është një nga prioritetet e qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Vitet e fundit, në shkollat që po rikonstruktohen dhe po ndërtohen nga fillimi, një vëmendje e veçantë i është kushtuar terreneve sportive, duke afruar më shumë fëmijët me sportin.

Ministrja Manastirliu deklaroi se aktualisht në Shkodër po realizohen investime në pesë shkolla për përmirësimin e infrastrukturës, terreneve sportive dhe palestrave. “Në Shkodër po investojmë në tre shkolla në terrene sportive dhe në palestra, te shkolla “Adem Haxhija” këtu në Postribë, shkolla “Dëshmorët e Prishtinës” dhe “Prenk Jakova”, dhe ndërkohë jemi duke investuar edhe në dy shkolla për rehabilitimin e plotë të shkollave dhe palestrave të tyre, që janë “Ndre Mjeda” dhe “Kolë Idromeno”, tha ministrja Ogerta Manastirliu.

Në shkollën “Adem Haxhija” në Postribë janë ndërtuar 2 fusha basketbolli dhe volejbolli si dhe një fushë futbolli, sipas të gjitha standardeve për zhvillimin e aktiviteteve sportive. Ministrja Manastirliu gjithashtu nënvizoi synimin për të hapur kantiere të reja në shkolla gjatë vitit 2025, për krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësuesit. “Për herë të parë, pas kaq vitesh, Bashkia Shkodër po aplikon për projekte të reja. Janë 6 milionë euro të vëna në dispozicion të ciklit buxhetor për investimet në shkolla, ndërkohë që janë 3 miliardë lekë të vëna në dispozicion për të gjithë investimet në sistemin arsimor në të gjithë vendin. Po synojmë që të hapim dhe kantiere të tjera në shkolla për vitin 2025 në Shkodër dhe në të gjithë vendin”, tha Manastirliu.

Në thirrjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për rikonstruksionin e objekteve shkollore dhe terreneve sportive, Bashkia Shkodër u bë përfituese e 5 projekteve. Ambientet e reja sportive në shkollat “Adem Haxhija”, “Prenk Jakova”, “Dëshmorët e Prishtinës” si dhe rehabilitimi i shkollave “Kolë Idromeno” dhe “Ndre Mjeda” janë pjesë e këtij investimi të Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Shkodrës. Ky program investimesh është pjesë e një plani më të gjerë kombëtar për të rritur cilësinë e infrastrukturës arsimore dhe për të inkurajuar përfshirjen e nxënësve në aktivitete sportive.

Rama Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bëhuni gati për plazh/ Temperatura deri në 35 gradë, si parashikohet moti për ditët në vijim

13:54 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.