Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare muzikanti i madh amerikan, Sam Moore, i famshëm për hitet e mëdha si pjesë e dyshes legjendare Sam & Dave.
Sipas People Moore, i cili ndikoi muzikantë si Michael Jackson, Al Green dhe Bruce Springsteen, vdiq të premten në Coral Gables, Florida, nga komplikimet gjatë shërimit nga operacioni, tha zëdhënësi i tij Jeremy Westby.
Moore filloi të këndonte në fillim të viteve ’50 dhe së bashku me partnerin e tij kryesor Dave Prater, formuan dyshen që bënë histori në muzikën soul deri në fillim të viteve ’70. Që atëherë, rrugët e dy artistëve u ndryshuan dhe u takuan disa herë.
Shembulli më tipik i punës së tyre ishte legjenda Soul Man, një këngë që vazhdon të dëgjohet pa pushim edhe sot e kësaj dite.