Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se marrëdhënia e tij me kryeministren italiane Giorgia Meloni është aktualisht “shumë e mirë”.
I pyetur nga gazetarët në Shtëpinë e Bardhë për deklaratat dhe kritikat e mëparshme ndaj kryeministres italiane, Trump u përgjigj shkurt:
“Ajo më ka pëlqyer gjithmonë”.
Marrëdhënia mes Trump dhe Melonit gjatë vitit të fundit është karakterizuar si nga afrimiteti dhe mirëkuptimi në disa çështje, ashtu edhe nga momente përplasjeje publike.
Vetë Trump ka folur në disa raste për raportin me kryeministren italiane, ndërsa për këtë marrëdhënie ka dhënë intervista ekskluzive për “Corriere della Sera” në disa raste brenda pak javësh.
Nga ana tjetër, Meloni ka mbajtur një qëndrim të drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të presidentit amerikan, duke iu përgjigjur edhe kur qëndrimet e tyre kanë qenë të ndryshme.
Deklarata e fundit e Trump sinjalizon një ton më pozitiv në raportet mes dy liderëve, pas disa muajsh me deklarata dhe qëndrime të ndryshme publike.
