Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ngjarja në Theth/ Policia: Autori, një 39-vjeçar

10:36 / January 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0661
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia ka dhënë njoftim zyrtar në lidhje me shpërthimin e ndodhur në Theth, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Një sasi lëdë plasëse i është vendosur derës së një marketi, në pronësi të dy shtetasve. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Autori është 39-vjeçari Frederik Paplekaj, i cili është arrestuar.

Ai akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Njoftimi i plotë: 

Vendosi lëndë plasëse në derën e  një marketi në fshatin Theth, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, pas tre orësh pas ngjarjes identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Kapja e tij u bë në kushte të vështira si pasojë e reshjeve të dëborës. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin  “Theth”, në derën  e  marketit së shtetasve Ç. B., dhe A.B., është  hedhur  një sasi e vogël, lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar  vetëm dëme materiale.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen  në Qafë Thore dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. P., 39 vjeç.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i 39 vjeçarit për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia shperthimi ne theth
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026

Tentoi të vidhte bankomatin në qendër të Tiranës, ndalohet 15 vjeçari

16:15 / October 19, 2026

Vrau dy vëllezër dhe plagosi rëndë të tretin në Kamëz, zbardhen detaje nga krimi, sherri nisi për një mur rrethues

14:29 / October 19, 2026

Protestuesit sulmojnë Gjykatën e Apelit, thyejnë derën e hekurt dhe hyjnë brenda, policia shoqëron disa të rinj

14:16 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.