Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kush janë shqiptarët që groposën xhevahire me vlerë 1 mln euro në pyll

19:00 / May 23, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit në Pordenone në Italisë vazhdon hetimet kundër një bande hajdutësh nga Shqipëria. Në vazhdim të aktiviteti hetimor, janë zbuluar vendet ku grupi fshihte sendet e grabitura në Veri-Lindje të Italisë. Nga Nëntori i vitit 2018 deri në Shkurt të vitit 2019, banda e shqiptarëve akuzohet për 66 vjedhje të kryera nëpër shtëpi dhe vila, ku ata grabisnin bizhuteri, para dhe armë zjarri.

Policia ka arritur të konfiskojë 1.3 kilogramë stoli me vlerë rreth 1 milion euro dhe një pistoletë dhe një kasafortë me municione. Të gjitha këto sende janë gjetur në një shtëpi të braktisur në një pyll midis Sacile dhe Conegliano.

Banesa u zbulua falë analizës së të dhënave të marra nga celularët e tre shqiptarëve dhe lëvizjeve të tyre. Policët kontrolluan zonën e pyllëzuar dhe gjetën shtëpinë e braktisu ku pranë saj ishte edhe një rrjedhë lumi. Aty ata arritën të zbulonin një kasafortë brenda së cilës kishte municione dhe bizhuteri. Policët gërmuan në disa vende dhe arritën të identifikonin disa gropa ku vjedhësit kishin groposur disa xhevahirë dhe një pistoletë.

Grupi i shqiptarëve është arrestuar në Shkurt të këtij viti dhe pjesë e tij ishin: Darjel Prushi, 27 vjeç nga Kruja, me precedent të mëparshëm, me banim në Conegliano.  Edmod Ethemaj, i njohur si “Mondi”, 35 vjeç nga Peqini, jetonte në Conegliano, dhe Nikoll “Niku” Dobrozi, 27 vjeç, nga Mamurrasi pa një vendbanim fiks në Itali.

Grupi akuzohet për 66 vjedhje, por hetuesit besojnë se numri i vjedhjeve mund të arrijnë në rreth njëqind. Deri tani policia ka verifikuar se rreth 2 milionë euro janë të ardhura të paligjshme të përfituara nga vjedhjet e argjendit, orëve, shufrave të arit, si dhe pistoletave dhe municioneve në disponueshmërinë e të arrestuarve, të gatshëm për t’i përdorur ato edhe gjatë sulmit në mbrëmje dhe natë në shtëpi.




Policia e shtetit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjike në Angli, 28-vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në Leicester

15:14 / July 15, 2026

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

12:44 / July 15, 2026

Ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares Aurora Tila në Itali, “E hodha unë nga ballkoni, më falni”

10:32 / July 14, 2026

Sherr mes të rinjve, plagoset 22-vjeçari në Fushë-Krujë

22:41 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.