Një sherr masiv është shënuar në një restorant në Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht në Abu Dhabi, mes deputetëve të partisë “Ëndrra Gjeorgjiane” dhe një shtetasi gjeorgjian.
Dy deputetë të partisë pro-ruse “Ëndrra Gjeorgjiane”, Irakli Zarkua dhe Viktor Sanikidze, ndodheshin në Dubai pavarësisht krizës disa mujore me të cilën po përballet vendi i tyre për të parë nga afer koncertin e Coldplay.
Në restorantin e hotelit ku po qëndronin ata janë vënë re nga një shtetas gjeorgjian me banim të përhershëm në Emiratet e Bashkuara Arabe. Qytetari iu afrua me celular duke regjistruar momentin dhe duke i pyetur: “Çfarë keni për të thënë për atë që ndodhi dje në Batumi? Çfarë keni për të thënë për torturat e protestuesve në Tbilisi?’
What happened in Dubai? step-by-step:
— Anna Gvarishvili (@AnnaGvarishvili) January 13, 2025
GD leaders Irakli Zarkua and Viktor Sanikidze went on vacation to Dubai, likely to attend Coldplay’s concert. A Georgian citizen, Lasha Gabitashvili, accidentally encountered them while they were having lunch and asked if they were aware of… pic.twitter.com/0owbe2GaBM