Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama ”gjunjëzohet” para Melonit

14:58 / January 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1736948038xrama ne abu dhabi frame 2770 599
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria, Italia dhe Emiratet e Bashkuara firmosen në Abu Dhabi një marrëveshje tripalëshe për energjinë e rinovueshme. Për kryeministrin Edi Rama dhe homologen e tij Italiane Giorgia Meloni ndërtimi i kësaj infrastrukture nënujore do ta kthejë Shqipërinë në një eksportuese të energjisë së gjelbër.

“Një marrëveshje shumë të rëndësishme strategjike së bashku me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për kabllot nënujore që është përmendur si një instrument shumë i rëndësishëm, jo vetëm për transmetimin e energjisë së përtëritshme nga Shqipëria në Itali, po kështu për të rritur kapacitetin e Shqipërisë si një lojtar kyç në rajon, mbështetur në prodhimin e saj me 100 % energji të përtëritshme”, tha Rama.

Shefi i qeverisë shqiptare mendon që vendi ynë do të ketë një rol më të rëndësishëm përsa i përket energjisë së rinovueshme. Ndërsa për Melonin nisja e këtij partneriteti do të hapë mundësitë reja globale.

Përtej marrëveshjes trepalëshe, vëmendjen e mediave italiane e mori sërish marrëdhënia miqësore e Edi Ramës dhe Gorgia Melonit. Kryeministri shqiptar përpara reporterve italianë iu ul në gjunjë Melonit, për t’i dhënë dhuratën e 48 vjetorit të lindjes: një shall që, sipas mediave italiane, Rama shpjegoi është prodhuar nga një sipërmarrës italian i cili është transferuar në vendin tonë dhe ka marrë nënshtetësi shqiptare.

meloni Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.