Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: SHBA ka gati një financim të madh! 1 mld € investime, shumica nga Perëndimi

18:53 / January 15, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1736962313 edirama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur qytetarëve të cilët shprehen se qeveria shqiptare s’ka interes për thithjen e investimeve nga Perëndimi. Përmes rubrikës “Sy m’sy”, në episodin e saj të shtatë, Rama tregoi se “para pak ditësh qeveria amerikane na njoftoi se e ka përzgjedhur Shqipërinë për një financim të madh në fushën e energjisë, që janë fondet e qeverisë amerikane”.

Përgjigja e Ramës

“Sa u ktheva dhe po lexoja komentet tuaja: Rama ka mbet veç me arab, pse nuk bën biznes me Europë e Amerikë”,- komenton Simoni. “Ta kthej unë përgjigjen – komenton Fatosi – se nuk duan vëlla, nuk kanë interes”. Tani nuk e di për e ka Fatosi që nuk do, që s’ka interes: për ne apo për Europën e Amerikën, siç pyet Simoni, por për këdo ta ketë, nuk ka diçka më larg të vërtetës, duke filluar që nga marrëveshja e sotme njëherë, ku ishim mes arabëve dhe italianëve, dhe Italia është në Europë, apo jo Simon? Apo jo Fatos? Tani, e dini sa biznes bëjnë investitorët e huaj në një vit në Shqipëri? Investime të reja, mbi një miliardë euro.

Dhe e dini nga vijnë? Europë dhe Amerikë shumica dërrmuese që mos të them të gjitha bashkë. Po ne qeveria, sa e sa projekte bëjmë ne me financime të huaja. Dhe e dini se nga vijnë? Nga Europa thuajse të gjitha dhe para pak ditësh qeveria amerikane na njoftoi se e ka përzgjedhur Shqipërinë për një financim të madh në fushën e energjisë, që janë fondet e qeverisë amerikane.

Kjo është e vërteta, por është po ashtu e vërtetë, siç kemi çuar komplet në një nivel tjetër me Europë dhe Amerikë i dashur Simon, kemi forcuar shumë marrëdhëniet edhe me vendet arabe. Sidomos me Emiratet dhe Arabinë Saudite dhe po afrohemi ndjeshëm edhe me Katarin. Është një marrëdhënie pozitive me një potencial të jashtëzakonshëm dhe krejt të pashfrytëzuar në të kaluarën.

Ndërkohë që përparimet e këtyre vendeve, janë kolosale në çdo aspekt. Prandaj faleminderit që u bëtë sebet për këtë shkëmbim sy m’sy për këtë temë. Vazhdoni të më ndiqni dhe nuk ka nevojë o burra, nuk ka nevojë për të marrë informacionin që ju duhet. Merrni informacionin pastaj doni kë të doni.

Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.