Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Eurodeputët e BE-së kërkuan evakuimin e fëmijës 1 vjeç dhe familjes së tij nga Gaza në Tiranë

13:00 / January 17, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1737109275 djalidhebabai
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sjellja e fëmijës 1 vjeç nga Gaza në Tiranë dy ditë më parë (15 janar 2025) ka ardhur prej një kërkese të 2 eurodeputetëve të Bashkimit Evropian në drejtim të Shqipërisë, e cila u është përgjigjur pozitivisht.

Familja ka udhëtuar direkt nga Gaza në Tiranë përmes një avioni ambulancë dhe aktualisht po strehohet në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit në Babrru, por brenda pak ditësh synohet të kaloj në një ambient më të përshtatshëm me qira në Tiranë.

Janë marrë masat nga autoritetet që familja të trajtohet me psikolog përgjatë qëndrimit në Tiranë. Fëmija është 1 vjeç dhe ka pasur probleme me infeksion pulmonar të përsëritur.

Për të është kujdesur dhe po kujdeset shefja e pavijonit në pediatri, Mira Kola. I mituri është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe pritet të dalë nga spitali në ditët në vijim.

Evakuimi i vogëlushit në vendin tonë u bë i ditur më (16 janar 2025) nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri me anë të një njoftimi zyrtar nënvizonte se vogëlushi po trajtohej në QSUT, ndërsa babai dhe motra e tij u akomoduan në qendrën e refugjatëve në Babrru të Tiranës.

gaza
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Droni godet Khersonin dhe lë një viktimë, Zelensky propozon takim të drejtpërdrejtë me Putinin

08:38 / June 5, 2026

BE do të ofrojë 100 milionë euro për ushtrinë e Libanit

07:53 / June 5, 2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.