Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Pasuria e miliarderëve të botës u rrit me 2 trilionë dollarë më 2024

14:00 / January 20, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pasui
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasuria e miliarderëve të botës është rritur me 2 trilionë dollarë në vitin 2024, tre herë më shpejt se në vitin 2023, duke arritur në 5.7 miliardë dollarë në ditë, sipas një raporti të Oxfam, të publikuar të hënën.

Raporti i fundit i pabarazisë nga shoqata bamirëse zbulon se bota tani është në rrugën e duhur për të pasur pesë trilionerë brenda një dekade, një ndryshim nga parashikimi i vitit të kaluar për një trilioner brenda 10 vjetëve, raporton The Guardian.

Raporti, i titulluar “Takers Not Makers”, vjen teksa shumë nga liderët politikë të botës, drejtuesit e korporatave dhe super të pasurit, do të udhëtojnë në vendpushimin zviceran të skive në Davos për takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror, duke nisur nga e hëna.

Ekzaminimi i Oxfamit për asetet e miliarderëve përkon gjithashtu me inaugurimin e Donald Trumpit si president i SHBA-së. Trumpi pritet të përfshijë disa miliarderë në ekipin e tij të këshilltarëve të ngushtë, duke përfshirë shefin ekzekutiv të Teslas dhe SpaceX, Elon Musk, dhe të ofrojë lehtësime tatimore në shkallë të gjerë për qytetarët më të pasur amerikanë.

Sipas raportit, në të njëjtën kohë, numri i njerëzve që jetojnë nën kufirin e varfërisë së Bankës Botërore prej 6,85 dollarë në ditë, mezi ka ndryshuar që nga viti 1990. Një në 10 gra jeton në varfëri ekstrem, me më pak se 2.15 dollarë në ditë, që do të thotë se 24.3 milionë gra më shumë se burra durojnë varfërinë ekstreme.

Oxfam paralajmëroi se përparimi në uljen e varfërisë është ndalur dhe se varfëria ekstreme do të mund të përfundonte tri herë më shpejt nëse pabarazia do të reduktohej.

Mbretëria e Bashkuar ka përqindjen më të lartë të pasurisë së miliarderëve midis vendeve të G7-s.

Në nivel global, numri i miliarderëve është rritur me 204 vitin e kaluar, duke shkuar në total 2,769.

Pasuria e 10 njerëzve më të pasur në botë është rritur mesatarisht me pothuajse 100 milionë dollarë në ditë, dhe edhe nëse do të humbnin 99% të pasurisë së tyre brenda natës, ata do të mbeteshin miliarderë.

Këtu përfshihen themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, me një vlerë neto prej 219.4 miliardë dollarë, “perandoria” e të cilit Amazon përbën 70% ose më shumë të blerjeve online në Gjermani, Francë, Mbretëri të Bashkuar dhe Spanjë. Aliko Dangote, me një vlerë neto prej 11 miliardë dollarësh, është personi më i pasur i Afrikës, duke mbajtur një “pothuajse monopol” në çimento në Nigeri dhe duke dominuar tregun në të gjithë Afrikën, thuhet në raport.

Raporti argumenton se pjesa më e madhe e pasurisë merret, nuk fitohet, pasi 60% vjen ose nga trashëgimia, nga “nepotizmi dhe korrupsioni” ose nga pushteti monopol.

Sipas listës së miliarderëve në kohë reale të Forbes, njerëzit më të pasur në botë janë: Elon Musk, Jeff Bezos, Mark Zuckerberg, bashkëthemeluesi i Facebook dhe Meta, Larry Ellison, bashkëthemeluesi i Oracle, dhe themeluesi i LVMH, Bernard Arnault.

Në inaugurimin e Trumpti të hënën, Musk, Bezos dhe Zuckerberg pritet të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit, në shenjë të rritjes së ndikimit të kompanive të teknologjisë në politikë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cilat vende kanë shoferët më agresivë? Italia kryeson listën

18:42 / August 10, 2026

Policia e Kosovës gradualisht do të marrë përsipër sigurinë e Manastirit të Deçanit

18:21 / August 10, 2026

Trump: Preferohet presioni ekonomik ndaj Iranit

16:03 / August 10, 2026

Eklipsi total diellor i 12 gushtit/ Spektakël i rrallë në qiell, ja zonat e Evropës ku do të shihet

10:21 / August 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.