Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zv.kryeministrja Balluku: Kongresi i Lushnjës, gur kilometrik i historisë sonë

18:35 / January 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 1 10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte sot në Lushnjë me rastin e 105-vjetorit të Kongresit të Lushnjës.

”Shqipëria është krenare për këtë gur kilometrik të historisë sonë, por padyshim ju lushnjarët duhet të jeni akoma më krenarë pasi i keni ofruar Shqipërisë mundësinë e zhvillimit të një Kongresi kaq të rëndësishëm në kohën më të vështirë dhe më të errët për të.

Kongresi i Lushnjës, përveç se një moment i rëndësishëm historik është pa dyshim një shembull i qartë se kur një popull është i bashkuar, kur një popull është i vendosur për të mbrojtur integritetin e tij territorial dhe mbi të gjitha interesat e tij kombëtar, të gjitha sfidat janë të përballueshme.

Edhe sot e kësaj dite Kongresi i Lushnjës mbetet një shembull për të gjithë ne, për mënyrën sesi duhet të jemi bashkë dhe në një unitet të plotë kombëtar, për mënyrën sesi duhet të forcojmë shtetin e së drejtës, sesi duhet të zhvillojmë dhe të forcojmë ekonominë e vendit dhe t’i japim të gjithë shqiptarëve shanse të barabarta”, u shpreh Balluku.

Më 21 janar të vitit 1920 nisi zyrtarisht punimet Kongresi i Lushnjës, një nga kuvendet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Qëllimi i mbajtjes së Kongresit të Lushnjës ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Pjesëmarrës në kongres ishin 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar. Data 21 janar ishte çelja zyrtare e kongresit, ndërsa punimet e tij u zhvilluan nga 28-31 janar 1920.

Kongresi i Lushnjës hodhi poshtë planet e Konferencës së Paqes në Paris dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në 1913.

belinda balluku Kongresi i Lushnjes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.