Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zelensky hedh akuza ndaj presidentit rus: Po manipulon Trump-in

22:24 / January 24, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zelensky
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se presidenti rus Vladimir Putin po tenton të “manipulojë” presidentin e SHBA Donald Trump mbi synimin e tij për të negociuar me SHBA-në për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Në mënyrë të veçantë, ai po përpiqet të manipulojë dëshirën e presidentit amerikan për paqe”, tha presidenti ukrainas në fjalimin e tij sot.

“Jam i bindur se asnjë manipulim rus tani nuk mund të jetë i suksesshëm”, shtoi më tej Zelensky.

Sakaq Kremlini tha sot se Vladimir Putin është gati të bisedojë me Donald Trump.

“Putini është gati. Ne presim mesazhe. E gjithë bota është gati”, nënvizoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Sakaq ai nuk dha detaje kohën ose natyrën e mesazheve që Moska pret nga Uashingtoni, ndërsa Trump përsëriti të enjten se është gati për një takim me Putinin.

“Ne nuk mund të parashikojmë të ardhmen,” komentoi Peskov, duke e dërguar ‘topin’ në Shtëpinë e Bardhë.

Të enjten (23/1), Trump përsëriti dëshirën e tij për t’u takuar me homologun e tij rus.

“Unë besoj, në bazë të asaj që dëgjoj, se Putini dëshiron të më takojë, ne do të takohemi sa më shpejt të jetë e mundur. Do të takohem me të menjëherë”, u tha ai gazetarëve nga Zyra Ovale.

“Çdo ditë që nuk takohemi, ushtarët vriten në fushën e betejës”, tha republikani, duke e quajtur atë një “luftë qesharake”.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “është i gatshëm të negociojë një marrëveshje, ata do të donin të ndalonin” luftën, shtoi Trump.

Përveç kësaj, gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Trump kërkoi uljen e çmimeve të naftës, duke pasur parasysh se nëse do të ishin më të ulëta, “lufta në Ukrainë do të përfundonte menjëherë”.

Por Peskov iu përgjigj sot se lufta në Ukrainë “nuk varet nga çmimi i naftës”.

Lufta “ka të bëjë me kërcënimin ndaj sigurisë kombëtare ruse”, kërcënimet që rusët po merrnin atje dhe refuzimin e SHBA dhe Evropës për të dëgjuar shqetësimet e Rusisë, theksoi ai.

Së fundi, Kremlini kërkoi nga SHBA që të angazhohen për negociatat për çarmatimin bërthamor “sa më shpejt të jetë e mundur”, me Peskov duke vlerësuar se “topi është në fushën e amerikanëve që kanë anuluar të gjitha kontaktet” për këtë çështje me Moskën.

akuza trump zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.