Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Qëndrojmë mes vendesh evropiane për sigurinë në vend

12:30 / January 31, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama sd 9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

82% e qytetarëve ndihen të sigurt në zonat e tyre të banimit, sipas një anketmi për matjen e perceptimit qytetar mbi nivelin e sigurisë në vend dhe besimit te Policia e Shtetit.

Sipas sondazhit, 65% e qytetarëve vlerësojnë punën e Policisë si “të mirë” ose “shumë të mirë”

“Faktikisht është një anketim ku përsëriten po ato pyetje, dhe ku rezultatet janë aty, tregues i qartë që ka një ecuri, progres por që ato shifra pasqyrojnë çfarë mblidhen nga publiku dhe jo vullnet tjetër jashtë lirisë së plotë të publikut për t’u shprehur. Prandaj kanë natyrshmërinë dhe stabilitet të vazhdueshëm. Po të shikosh, lexosh apo dëgjosh çfarë shfaqet dhe thuhet, e shkruhet në policinë e shtetit për rendin dhe sigurinë në Shqipëri është vend për të ikur e vrap, ku s’ka rend dhe siguri dhe policia është insitutcion pa asnjë forcë e besueshmëri, por gjëja më e mirë dhe inkurajuese është se ndërkohë faktet dhe shifrat që ne I ndjekim sepse mbi bazën e tyre vlerësojmë ku jemi, flasin të kundërtën.

Flasin për ulje të vazhdueshme të kriminalitetit. edhe viti 2024 nuk zhgënjeu por u mbyll si të gjitha vitet që kur kemi ardhur në detyrë me ulje të mëtejshme të numrit të vrasjeve, kur sot, ne jemi në mesataren shumë pranë mesataren të BE. Dhe lajmi I mirë është që këtë të vërtetë që e shohim te shifrat e lexon edhe në faqet e kësaj ankete. pra, publiku, ata që jetojnë jetën e përditshme në Shqipëri në të gjitha herët e anketimit janë shumë afër logjikës së fakteve dhe shifrave të progresit të matshëm të policisë së shtetit. Ky faktikisht e thënë thjesht është një fakt që thotë se populli është shumë më i qartë në leximin e situatës së rendit dhe sigurisë, dhe problematikave dhe vlerësimin e punës së policisë sesa gjithë ata që ia rrokanisin kokën përnatë në sallonet e debateve tv, pavarësisht nga balta e përditshme që hidhet nga ata prej më shumë se 10 vitesh, nuk kanë lënë gjë pa thënë kundër policisë dhe drejtuesve apo punonjësve të saj.

Si Shqipëria nga vrima e fundit nga vrima e fundit e vakallit në 2013 është afruar drejt mesatares së BE, duke qëndruar në mes vendesh evropiane, ku përpara nesh apo pas nesh janë vende që në një perceptim të sipërfaqshëm mendohet se janë ku e ku më të avancuar. Problemi i sigurisë është bërë problem më i madh sidomos në vendet më të zhvilluara.

Ka akoma të meta për të adresuar dhe për të transformuar policinë deri në pikën që të qëndrojë aty në mes të policive të BE, as e para dhe as e fundit, tek mesi i artë duke garantuar standartet dhe vazhdimësinë e saj, që sido që të rrotullohet politika, policia të mos kthehet më kurrë pas. Besimi te policia që është rritur, duhet të vazhdohet të forcohet, guri themelor për një shtet të së drejtës.”, tha mes të tjerash Rama.

Edi Rama Policia e shtetit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.