Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kongresi Kombëtar Rinor i PS, Muzhaqi: “Ndajmë vizionin për Shqipërinë në BE”

13:30 / February 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1079
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Pallatin e Kongreseve po zhvillohet sot, Kongresi Kombëtar Rinor i Partisë Socialiste. Fjalën e hapjes në këtë kongres, e mbajti ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, e cila u shpreh se në këtë kongres janë mbledhur të rinj nga çdo cep i Shqipërisë, për të ngritur zërin dhe për të ndarë vizionin për rrugën drejt Shqipërisë Evropiane 2030.

“Ky nuk është thjesht një event. Kjo është një hapësirë ku rinia nuk është vetëm dëgjuese, por vendimmarrëse. Një hapësirë ku zëri juaj ka peshë dhe ndikim”, tha Muzhaqi.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Muzhaqi ndau me të pranishmit një takim me një vajzë të re që i kishte shprehur vendimin për të mos u larguar nga Shqipëria, por për të jetuar në këtë vend që i jep arsye të ëndërrojë.

“Dhe kjo është fryma që shoh sot në këtë sallë. Ju nuk jeni brezi që ankohet. Ju jeni brezi që vepron. Ne nuk ju kërkojmë vetëm të na ndiqni, ne ju kërkojmë edhe të na udhëhiqni! E ardhmja e kësaj force politike, e ardhmja e Shqipërisë, nuk është një e ardhme që do të vijë vetë ajo do të ndërtohet edhe nga ju, me idetë tuaja, me guximin tuaj, me përkushtimin tuaj”.

Sipas Muzhaqit, në podiumin e Kongresit Rinor të PS, do të ngjiten të rinj që përfaqësojnë çdo qark të vendit.

“Ata do të flasin për sfidat dhe ëndrrat e tyre, për idetë dhe propozimet që ne, si Parti Socialiste, do t’i bëjmë pjesë të rrugës sonë qeverisëse. Ky Kuvend nuk është vetëm një ditë e bukur, është një angazhim i fortë për të çuar përpara çdo kërkesë dhe çdo vizion që do të shprehet sot këtu”, u shpreh ministrja Muzhaqi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.