Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama i përgjigjet komentuesit: Shqipëria nuk ka opozitë reale, vota për ta e çuar dëm

11:15 / February 3, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ram 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në Facebook, në rubrikën “sy më sy”, i cili kishte shkruar se nga gjuha që përdor me opozitën nuk meriton të qeverisë vendin.

Në videomesazhin e tij, kryeministri shprehet se opozita të vetmin program që ka pasur ka qenë ajo e ofendimeve ndaj tij. Ndërsa nënvizon se çdo votë për opozitën është një votë e çuar dëm sepse Shqipëria sot nuk ka opozitë reale, europiane, sfiduese dhe fituese.’

Komenti i plotë:

“Ja mirë mëngjes nga Partia Socialiste! E bukur kjo, unë flas një herë në 3 muaj një fjalë për opozitën dhe bëka kaq shumë përshtypje se nuk meritoka më ta udhëheq më atë popull siç shkruani ju nga jashtë.

Por çfarë meriton atëherë opozitae dashur Flora, ma thoni dot. 3 vakte në ditë merret gjithë librin e shtëpisë sime, me këdo që i del përpara, me mua po e po. Nuk besoj se është opozitë që ju përfaqëson ju dhe familjen tuaj, se nuk besoj se keni ndonjë problem me familjen time dhe nuk ma ha mendja që libri i shtëpisë sime ju duket ndonjë program i mirë për ekonominë, punësimin, bujqësinë, arsimin, për shëndetësinë e me radhë për Shqipërinë. Pastaj ju Flora jeni jashtë dhe kjo kënetë në sytë e të huajve është një turp dhe kurrsesi nderi i Shqipërisë, që sot çmohet dhe respektohet si kurrë më parë. Unë s’jam mare me opozitën dhe në parlament i kam lënë të merren me librin e shtëpisë sime. Pasi kanë hedhur vetëm balte brenda dhe jashtë për Shqipërinë nga kënetat e tyre dhe kanë bërë çmos ta pengojnë këtë vend, tani duan votën.

Prandaj do merrem pak edhe me ta apo jo, por ama me shqipen e mësuesve të mi, të Nolit, të Fishtës, Konicës e asnjëherë kurrë me baltën e shpifje me librin e shtëpisë me familjen. Asnjëherë në nivelin e asaj kënete. Më vjen keq Flora. Një buf stërplak e ka kthyer opozitën në një kor zhabash e bretkosash, kuak kuak kuak ditë e natë. E rrokanisën shqiptarët kuak kuak kuak.

Për dreq ajo kënetë ka krijuar edhe ca copëza opozitëzash të reja që nuk kanë asgjë të re përveç moshës së pronarëve të tyre që të gjithë imitojnë bufin stërplak. Kush do të votojë verbërisht kuak kuak kuak, le ti votojë. Po dy gjëra nuk i ndryshon dot, e para që vota e çuar për ta është votë e çuar krejtësisht dëm. Ata aty ku janë do jenë prapë. Dhe e dyta vota për ta nuk sjell asnjë ndryshim, sepse sa të jetë ajo kënetë, në mes të mexhelisit tonë nuk ka dot Shqipëria opozitë reale, europiane, sfiduese dhe fituese”.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.