Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Real Madridi shpërthen ndaj arbitrave pas humbjes me Espanyol

22:58 / February 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
real madrid
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Real Madridi ka reaguar ashpër pas humbjes së diskutueshme ndaj Espanyol, duke akuzuar arbitrimin spanjoll për padrejtësi dhe manipulim. Klubi madrilen është i revoltuar me vendimin për të mos përjashtuar mbrojtësin e Espanyol, Carlos Romero, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Kylian Mbappé kur rezultati ishte ende 0-0.

Jo vetëm që Romero u kursye nga kartoni i kuq, por më vonë shënoi edhe golin e fitores për Espanyol, duke e lënë Realin të zhgënjyer.

Në një deklaratë zyrtare, klubi madrilen ka akuzuar Federatën Spanjolle të Futbollit për një sistem të padrejtë gjykimi, duke e cilësuar këtë ndeshje si kulmin e një gare të manipuluar.

“Ngjarjet e ndodhura në këtë ndeshje kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor apo interpretimit të gjyqtarëve. Ajo që ndodhi përfaqëson kulmin e një sistemi të gjykimit plotësisht të diskredituar, në të cilin vendimet kundër Real Madridit kanë arritur një nivel të manipulimit dhe falimentimit të garës, që më nuk mund të injorohen,” shkruhet në reagimin e klubit.

Një tjetër moment i kontestuar ka qenë anulimi i golit të Viniciusit nga VAR, vendim që ka nxitur edhe më shumë polemika. Reali ka kërkuar të publikohen audioncizimet nga dhoma e VAR-it për të zbuluar arsyet e këtyre vendimeve të diskutueshme.
Madrilenët kërkojnë reforma urgjente në Federatën Spanjolle të Futbollit dhe sistemin e arbitrimit në La Liga, duke theksuar se nuk do ta lënë këtë çështje të kalojë pa një hetim të thelluar.

arbitrat espanyol Real Madrid
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026

Neymar do të bëhet baba për herë të pestë! Zbulohet gjinia e bebit, familja e futbollistit zgjerohet sërish

21:59 / June 16, 2026

Nga “pleqtë” e luksit te djemtë e rrezikshëm: Ja kush janë protagonistët që do të ndezin Botërorin

22:40 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.