Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Të zhgënjyer që nuk iu gjet vendi që meriton”, Rama flet për Berishën

10:15 / February 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Nuk them se nuk jemi të zhgënjyer se ai bufi që kukuron sot, nuk iu gjet ende vendi që meriton.” Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama për Sali Berishën në përgjigje të një pyetjeje të një qytetari, teksa shtoi se ai është një problem i drejtësisë, të cilin shqiptarët do të dinë se si ta trajtojnë me 11 Maj.

“Nuk them se jam më i mirë ndër të këqijtë, them nuk jemi më të mirët, por nuk do të thotë se jemi ndër të këqinjtë se nuk krahasohemi dot me disa të tjerë. Nuk them se nuk jemi të zhgënjyer se ai bufi që kukuron sot, nuk iu gjet ende vendi që meriton. Pse? Lavdi zotit koha kur gjykatën e bënte partia, koha kur dënimet i jepte qeveria, kur kryeministri apo krytetari i partisë caktonte se kush duhej të dënohej apo lihej i lirë ka vdekur.

Sot është drejtësia që i bën këto gjëra, dhe ajo që ne kemi bërë, që është historike, është që do të mbetet gur kilometrik në formimin e shtetit modern shqiptar fakti që drejtësia u çlirua nga duart e politikës dhe që është në gjendje që të futet në fushën ku vepron pushteti politik dhe të tërheq ata që shfrytëzojnë pushtetin për përfitime të paligjshme. Ky është fakti i madh historik që është produkt i PS. Ai bufi me kua kua kua, nuk janë problem im dhe ynë në aspektin ligjor, por janë problem i drejtësisë. Janë problem i im dhe i yni në aspektin politik, janë problem i shqiptarëve që në 11 maj do të dinë se si do ta trajtojnë këtë problem. Për këtë nuk kam pikën e dyshimit.”, u shpreh Rama.

Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbrojtja civile ndryshon, AKMC merr më shumë kompetenca dhe bashkitë detyrime të reja

15:18 / October 7, 2026

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 biznese janë në proces

15:09 / October 7, 2026

“Avancojnë punimet për bypass-in e Elbasanit”/ Karakaçi për hekurudhën Tiranë-Durrës: Janë lidhur të gjitha kontratat

15:01 / October 7, 2026

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.