Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Balluku: Mbështetje për fermerët dhe pikat e grumbullimit

16:36 / February 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 02 07 at 16.19.21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv/kryeministrja Belinda Balluku, ishte në Lushnje ku vizitoi një prej pikave të grumbullimit. Aty ku produktet e së cilës janë të destinuara për tregun europian. Kjo pikë grumbullimi, operon në tregun shqiptar prej shumë vitesh, ndërsa ka lidhur kontratat me fermerë, jo vetëm të zonës së Myzeqesë, por në të gjithë Shqipërinë.

Teksa u njoh me ecurinë e punës, ku pavarësisht stinës së dimrit Shqipëria po vijon të eksportojë në sasi të mëdha produkte të ndryshme bujqësore, Balluku e vuri theksin tek zhvillimi i sektorit të bujqësisë gjatë këtyre viteve duke shtuar se ka ende shumë punë për t’ju gjendur pranë fermerëve duke lehtësuar atyre punën e tyre.

”Ka shumë punë për t’u bërë akoma dhe jemi të gjithë të qartë për këtë. Duke nisur nga kërkesat që kanë bujqit që janë në sera apo në ara, që ka të bëjë me vaditjen. Që ka të bëjë me kanalizimet dhe gjithçka tjetër dhe deri tek pikat e grumbullimit. Të gjithë facilitetet që duhen krijuar përsa i përket eksporteve, kohës së pritjeve në dogana, kohës së pritjeve në pikat e kalimit dhe gjithçka tjetër.

Myzeqeja padyshim është hambari dhe këtu arrin të shikosh madhështinë e bujqësisë dhe sado që ta shpjegosh me fjalë vetëm kur e shikon në terren se çfarë bëjnë njerëzit. Toka luan një rol shumë të rëndësishëm, po 50% e saj ka të bëjë me mundin e njerëzve, angazhimin e tyre dhe lidhjen që kanë me tokën”.

Mbështetja për fermerët, por edhe pikat e grumbullimit për të krijuar lehtësira në eksport, mbetet një ndër prioritetet kryesore të qeverisë Shqiptare.

belinda balluku fermerë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Financial Times”: Rusia po e ndihmon fshehurazi Iranin të zhvillojë raketa hipersonike

11:44 / September 2, 2026

Vaksina që mund t’i japë fund gripit çdo vit

11:40 / September 2, 2026

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Hapësira ajrore e Rusisë po bëhet plotësisht e rrezikshme

11:35 / September 2, 2026

Protesta para Kryeministrisë, arrestohen 14 persona pas përplasjeve me policinë

11:27 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.