Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Një rast me meningjit në Durrës, s’ka situatë alarmante

15:00 / February 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
eugena tomini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini bëri të ditur se ka vetëm një rast të raportuar me meningitin meningokoksik në Durrës dhe se situata nuk është alarmante. Tomini tha se situata po monitorohet dhe se rasti është i shtruar pranë Shërbimit të Sëmundjeve Infektive.

“Aktualisht nga të gjitha strukturat që po monitorojnë situatën epidemiologjike, por jo vetëm rastet me meningjit, por dhe situatën epidemiologjike në përgjithësi dua t’ju deklaroj se kemi vetëm një rast të vetëm, të raportuar në drejtim të menigjitit meningokoksik të shkaktuar Nisseria Meningitis”.

Në një intervistë për mediet, Tomini shtoi se “dua të qetësoj të gjithë prindërit, gjyshërit, ata që merren me transportin e fëmijëve në shkollë, drejtoritë e tjera arsimore, në lidhje me situatën epidemiologjike. Asnjë rast tjetër i ri dyshuar apo i konfirmuar në Durrës në lidhje me rastin e Nisseria Meningitis apo meningitin Meningokoksik”.

E pyetur në lidhje me protokollin që është ndjekur për rastin, Tomini tha se higjienizimi, pastrimi, ndërrimi i koshave, pastrimi i ambienteve të klasave, si çdo praktikë tjetër e higjienizimit të ambienteve ku kemi kolektive, jo vetëm në shkolla, gjimnaze apo dhe më gjerë janë masat që merren.

“Absolutisht asnjë element tjetër shtesë nuk duhet vepruar. Fakti është se është një sëmundje që transmetohet nëpërmjet spërklave, teshtitjeve, sekrecioneve të hundës. Duhet respektimi i etikës repsiratore. Teshtitja në facoletë dhe më pas hedhje në kosh, gjithmonë kemi rekomanduar teshtitje me facoleta të thata. Nëse jemi sëmurë me një gjendje virale apo gjendje të rrufës stinore, të qëndrojmë dy-tre ditë në shtëpi. Këto janë rekomandime për të minimizuar infeksionet virale në përgjithësi”, shtoi Tomini.

Durres meningiti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjendet pa shenja jete në apartament 25-vjeçarja në Durrës, pranë saj ishte fëmija 2 vjeç

15:40 / October 8, 2026

Media franceze: Shqipëria, mes destinacioneve më tërheqëse për të udhëtuar në tetor

14:35 / October 8, 2026

Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër

15:35 / October 5, 2026

Ndryshon kujdesi për fëmijët pa prindër, familjet kujdestare në vend të institucioneve, parashikohen rreth 200 familje në të gjithë vendin

17:23 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.