Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha zbulon nismën për të kthyer shqiptarët në atdhe

20:00 / February 19, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1739990053xwhatsapp image 2025 02 19 at 65529 pm 843
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rikthimin në pushtet, Sali Berisha e sheh si një mundësi për të rindërtuar sipas tij ëndrrën shqiptare. Kjo duke mbështetur familjet me fonde ekstra, por edhe për të rikthyer qindra mijëra shqiptarë që janë larguar vendi.

”Këta qindra mijëra shqiptarë që janë larguar nga ky vend, ka prej tyre që janë të kualifikuar, ka prej tyre që janë biznesmenë, sot shumë të suksesshëm në ato vende. Të tjerë studiues, shkencëtarë, ekspertë, specialistë. Por shumica dërrmuese e tyre janë punëtorë, njerëz të thjeshtë, të cilët rrinë në ato vende sepse marrin një rrogë më të mirë, paguhet më mirë puna e tyre. Punojnë në bujqësi, punojnë në punë të rënda, ndaj dhe ne do bëjmë gjithçka që ata të kthehen në Shqipëri. Kursimet e tyre të kenë sukses në këtë vend”,-tha Berisha.

Gjatë prezantimit të programit qeverisës 2025-2029, Berisha është ndalur në veçanti te shqiptarët e kualifikuar që janë larguar nga vendi. Ai u shpreh se qeveria e djathtë do të ndihmojë emigrantët që kthehen duke alookuar kredi të buta, grante, por edhe përmes nismës 5 vite pa taksa. Berisha gjithashtu tha se çdo familje shqiptare do të asistohet nga qeveria për fëmijën e parë me pagesë të përmuajshme. 

”Një periudhë prej 5 vitesh do jetë pa taksa. Por nuk përbën vetëm kjo një masë për kthimin e tyre të butë në Shqipëri. Duhen kredi të favorshme, duhen grante për start-upet e tyre. Pra, në qoftë se në vitet 2009-2013 u rikthyen rreth 180 mijë emigrantë, ne duhet të bëjmë gjithçka për një përmbysje të shpejtë të situatës aktuale që të fillojë rikthimi i tyre. Programi në këtë fushë, ose suksesi i programit tonë në këtë fushë, është dhe barometri më kryesor i arritjes së objektivave të qeverisë sonë të ardhshme”.

Berisha PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama uron Melonin për rekordin historik: “Giorgia, tani ke vetëm një rekord për të thyer, atë timin”

09:30 / September 4, 2026

Veliaj rimori kompetencat, punonjësit e Bashkisë së Tiranës në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit

09:21 / September 4, 2026

Zëvendëson Evis Salën/ Kush është Klodiana Spahiu, ministrja e re e Shëndetësisë

13:56 / September 3, 2026

“Humbja e kontaktit me njerëzit, model fatal,” Rama: Moduli me 100-pikë për deputetët do të masë punën në Kuvend dhe në terren

11:24 / September 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.