Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shiste lëndë narkotike, arrestohet 32-vjeçari në Berat

12:00 / February 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
unnamed file
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 32-vjeçar  i identifikuar si  Jurgen Dymke  është arrestuar nga Policia e Beratit pasi shiste lëndë narkotike dhe i shpërndante  në shkollat e qytetit të Beratit dhe Kuçovës.
Blutë kanë sekuestruar dy qese plasmasi me rreth një kilogramë lëndë narkotike kanabis në formë boçeje.

Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër, të cilit iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike që e kishte blerë tek 32-vjeçari.

Njoftim:

Në vijim të kontrolleve bazuar dhe në inteligjencën policore me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të shpërndarjes së lëndëve narkotike në qytetet e Beratit dhe Kuçovës, në afërsi të shkollave, lokaleve dhe në ambiente të ndryshme, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, goditën një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kalaja”, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga shtetasin J. D., 32 vjeç, banues në Dimal dhe proceduan penalisht shtetasin N. Z., 22 vjeç, banues në Kuçovë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjatë kontrollit në banesën e 32- vjeçarit, policia gjeti dy qese me rreth një kilogramë lëndë narkotike kanabis në formë boçeje që ky shtetas po e përpunonte duke e ndarë në doza me qëllim shitjen.

Ndërsa shtetasit N. Z, gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti një sasi të vogël lëndë narkotike cannabis, të cilën e kishte blerë tek shtetasi J. D.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Berat lende narkotike Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Vlorë/ Zjarr në Ujin e Ftohtë, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve

18:29 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.