Pasi firmosi një protokoll me dhe Prokurorinë e Përgjithshme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me qëllim shkëmbimin e shpejtë të informacionit për mbarëvajtjen zgjedhore, SPAK ka vënë në dispozicion një faqe për denoncimin e krimit zgjedhor.
Kjo lëvizje synon parandalimin e krimeve zgjedhore ndërsa nëpërmjet këtij protokolli parashikohen masa të përbashkëta për parandalimin, identifikimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me zgjedhjet.
Kjo synon jo vetëm parandalimin e krimeve zgjedhore, por edhe ndëshkimin e çdo shkeljeje që cënon procesin zgjedhor, duke forcuar kështu drejtësinë zgjedhore dhe duke garantuar që çdo veprim kundër votës së lirë të marrë përgjigjen e duhur ligjore.