Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar, ku një automjet tip ML, me ngjyrë të zezë, ka shkaktuar një përplasje zinxhir pasi nuk i është bindur urdhrit të ndalimit nga policia.
Në përpjekje për t’u larguar, drejtuesi i mjetit ka goditur dy automjete, mes tyre edhe një mjet të Policisë së Burgjeve, duke e nxjerrë nga rruga. Përplasja ka qenë e fortë, duke bërë që mjeti i dyshuar të përfundojë duke goditur edhe një shtyllë ndriçimi.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.