Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Kombëtarja nis përgatitjet për Anglinë. Hoxha: E dimë klasin e Anglisë

16:14 / March 17, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
6fe879ea c151 4ba9 98a8 fd17452b88d5 scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kombëtarja nisi sot zyrtarisht grumbullimin dhe përgatitjet për dy ndeshjet e kualifikueseve të Kampionatit Botëror 2026. Futbollistët kuqezi Arbër Hoxha dhe Julian Shehu dolën në një konferencë për shtyp, ku treguan emocionet e tyre dhe pritshmëritë për sfidat që e presin ekipin kombëtar. Hoxha e cilësoi sfidën e parë të Shqipërisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 ndaj Anglisë si një përballje të vështirë, duke theksuar se kundërshtari ka lojtarë të klasit botëror.

Ndeshja me Anglinë? – Ndeshja e parë me Anglinë është e vështirë, duke marrë parasysh që Anglia ka lojtarë të klasit botëror. Ne do të shkojmë për të dhënë maksimumin, i dimë cilësitë dhe kualitetet tona. Shpresojmë të marrim një rezultat pozitiv. Unë do të bëj më të mirën, sa minuta të kem në dispozicion.

1 vit në Kombëtare, si ka shkuar ky rrugëtim për ty? – Besoj që ka qenë një vit shumë i mirë, sepse arritëm kualifikimin në Europian. Do të bëjmë më të mirën gjithmonë dhe shpresoj që të kualifikohemi në Botëror.

Si po shkon sezoni me klubin tuaj? – Si çdo futbollist, ka ulje dhe ngritje, edhe unë jam një prej tyre. Kohët e fundit nuk kam pasur shumë ritëm në ndeshje. Ato minuta që kam pasur, jam munduar t’i shfrytëzoj në maksimum. Shpresoj që sa më shpejt të arrij formën dhe të kem sa më shumë minuta në dispozicion.

Konkurrenca në Kombëtare? – Në Kombëtare, konkurrenca gjithmonë të bën më të fortë. Japim maksimumin për të marrë sa më shumë minuta.

Prisni ndonjë ndryshim në lojë me Anglinë? – Atë e vendos trajneri. Po presim edhe lojtarët e tjerë që të na bashkohen. Kemi katër ditë në dispozicion për t’u përgatitur taktikisht dhe për të përgatitur ndeshjen sa më mirë.

A duhet të kemi pritshmëri në ndeshjen me Anglinë? – Po, normalisht që besojmë, kjo nuk diskutohet fare. Unë besoj se grupi ka kualitet për të arritur një rezultat pozitiv.

Anglia Arbër Hoxha kombetarja kuqezinjte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

“Skifteri” nga Lezha i dëbuar 5 herë nga Anglia humb apelin e azilit në gjykatën e emigracionit

19:58 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.