Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Fëmijët me autizëm, më i përhapur te djemtë

17:10 / April 2, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rritet numri i femijeve me autizem 1024x597 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në ditën botërore të ndërgjegjësimit për autizmin, ekspertët thonë se ka rëndësi diagnostikimi i hershëm i fëmijëve. “Identifikimi i shenjave të hershme janë të dallueshme që në dy vitet e para të jetës. Sa më herët të fillojë identifikimi i shqetësimeve, aq më herët ndërhyrja, aq më herët kapërcehet dhe pragu i vështirësive”, shprehet koordinatorja e Qendrës Rajonale për Autizmin, Juliana Esaj.

Cilat janë simptomat që duhet të bëjnë prindërit t’u drejtohen ekspertëve. “E folura është elementi më dallues. Duke qenë se folura vjen dhe çik më herët dhe prindërit presin që të imitojnë. Pjesa tjetër është pjesa e ndarjes së gëzimeve, emocioneve. Pjesa e ndërveprimit me fëmijët e tjerë, interesi për t’iu bashkuar fëmijëve, për të bërë një lojë së bashku me ta. Tek pjesa e fundit pastaj është që shumica e fëmijëve krijojnë një lloj rutine duke bërë më shumë sjellje përsëritëse”, shpjegoi Esaj.

Një shqetësim është dhe teknologjia, sidomos ekspozimi i fëmijëve me kohë të gjatë para moshës 3 vjeç. “Të paktën tre vitet e para të jetës nuk duhet t’iu ofrohet fëmijëve me shumicë për të mos thënë zero pastaj. Ideja është që në këto tre vite fëmijët kanë nevojë që të zhvillohen. Kanë nevojë që të prekin gjëra realisht. Kanë nevojë të ndjejnë ambientin në të cilin ndodhen”, vijon Esaj.

Studimet tregojnë se autizmi është më i përhapur te djemtë sesa te vajzat, me një raport rreth 4:1. Në SHBA, rreth 1 në 36 fëmijë diagnostikohet me një çrregullim të spektrit autik.

autizëm djemtë Shqipëri tekonologjia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga sot reduktohet numri i urbaneve në Tiranë, operatorët nxjerrin 20-30% më pak mjete

12:59 / September 1, 2026

Shteti merr në mbrojtje banesat monument kulture në rrezik/ Gonxhja: Nisim me 90 shtëpi në Gjirokastër

09:09 / August 29, 2026

Dita e parë e shkollës, nxënësit do njihen me rregullat, ndalohet celulari dhe ushqimi i pashëndetshëm

08:07 / August 28, 2026

Mbi 90% regjistrime në Mjekësi, fituesit nxitojnë të regjistrohen, pranojnë të punojnë tre vjet në Shqipëri

15:39 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.