32-vjeçari që i shpëtoi atentatit në Poro, ku mbeti i vrarë Sotiraq Mëhilli ka dhënë dëshmirë e tij nga spitali, duke mohuar të ketë qenë pjesë e vrasjes së avokatit grek, për të cilin është i dyshuar.
“Unë nuk kam bërë asnjë vrasje, vetem kam berë vjedhje ne banke jam denuar per kete ngjarje. Atje më kanë ngatërruar me një anëtar të një bande”- ka thënë ai, sipas “Panorama”.
Sipas tij, atentati ka ndodhur shumë shpejt dhe ai nuk mban mend shumë detaje. “Autorët dolën nga ferrat dhe na qëlluan me kallash”- tregon ai.
Hetimet e para
Sipas te dhenave te para dyshohet se ky ka qene pikerisht shënjestra e atentatit, qe i mori jeten 22 vjecarit Sotiraq Mehilli, 22 vjecari qe udhetonte bashke me te ne motor.
Mata, dyshohet se kishte pak muaj qe ishte rikthyer nga Greqia, dhe dyshohet se eshte nje nga personat qe ka marre pjese ne vrasjen e avokatit grek Mihalesi Zafeiropoulos, qe ndodhi mbrëmjen e 12 Tetorit 2017.
Ai ka qene se bashku me nje shqiptar tjeter i cili e pranoi se ishte ai qe e kishte qelluar avokatin grek.
Nderkohe qe Mata u tha se ishte kthyer ne Shqiperi. Kohe pas ngjarjes, shtypi grek nxori nje leter, qe u tha se e kishte shkruar pikerisht Mata, ku sqaronte se lidhur me ate ngjarje ishte viktime.
‘Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës’, thuhet ne leter me shenimin poshte ‘Maradona-këmbëshpejti’
