Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PD çel sot fushatën, detaje nga organizimi

09:20 / April 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha lacivita 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike nis sot në orën 19:00 në sheshin Nënë Tereza zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Kreu i PD Sali Berisha, do të jetë një nga folësit politikë, ndërsa tjetri që pritet të ketë një komunikim do të jetë edhe strategu i fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita i cili pritet të mbërrijë në Shqipëri mbrëmjen e sotme.

Ndërkohë që në podium pritet të ngjiten edhe qytetarët të cilët do të rrëfejnë historitë e tyre, qytetarë të cilët vijnë nga shtesa të ndryshme.

Më 12 prill do të prezantohet programi ku kandidatët sipas një udhëzimi do të takojnë qytetarët për t’ua bërë të ditur programin.

Nërkohë ditën e djehsme Berisha është pyetur në lidhje me aktivitetin, por ka preferuar të mos japë detaje duke u shprehur se surprizat do të zbulohen sot.

“Rama është i tmerruar nga vota e lirë. Unë s’jap përqindje dhe numra se nuk jam profet. PD ka një mbështetje madhore kombëtare të qytetarëve shqiptarë për fitoren më 11 maj. Ju shikoni entuziazmin që ekziston sot në Shqipëri. Ndërkombëtarët mbështesin votën e lirë të shqiptarëve”, tha ai.

Ndërsa pyetjes së gazetarëve se cilat ishin pritshmëritë për numrin e mandateve që Aleanca për Shqipërinë Madhështore do presin nga 11 maji, Berisha preferoi të mos flasë me numra.

“Unë nuk jap kurrë përqindje dhe numra, sepse unë nuk jam profet. Ajo që bëj unë është të siguroj një mbështetje madhore kombëtare dhe ndërkombëtare në fitoren e 11 majit dhe besoj se këto janë evidente. Shihni entuziazmin që ekziston dhe optimizmin e ligjshëm që ekziston sot në Shqipëri”, tha ai.

Berisha celje Fushate NENE TEREZA PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit, deputetët ‘përplasje’ në seancë

13:26 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

Zjarr i madh në Qafë Thanë, flakët përhapen me shpejtësi të favorizuara nga era

13:16 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.