Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Ambasadori Italian vlerëson rolin kyç të KLSH-së në integrimin europian dhe paralajmëron bashkëpunim të mëtejshëm

18:54 / April 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 04 16 at 18.49.02 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, së bashku me drejtuesin e lartë të Guardia Di Finanza, Giampiero Carrieri, zhvilluan sot një takim me kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), Arben Shehu. Ambasadori shprehu vlerësimin e lartë për punën e kryer nga KLSH në fushën e kontrollit financiar të institucioneve shtetërore. Ai theksoi se bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare dhe atyre italiane do të intensifikohet së shpejti.

Duke iu drejtuar kryetarit Shehu, ambasadori e cilësoi rolin e KLSH-së si themelor në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. “Ju, zoti Kryetar, zini një vend delikat në strukturën dhe arkitekturën e shtetit, mbi të gjitha në dimensionin e negociatave për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Europian, ku transparenca, rregullsia, saktësia, përgjegjshmëria dhe sistemi i llogarive publike luajnë një rol thelbësor”,-u shpreh Alberti.

Kreu i KLSH-së, Arben Shehu falënderoi ambasadorin Alberti për vizitën dhe vlerësimin. Ai nënvizoi rëndësinë e madhe të bashkëpunimit midis dy vendeve në sektorin e hetimit financiar të institucioneve publike, duke e konsideruar atë thelbësor për forcimin e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit në Shqipëri. Ambasadori ka konfirmuar nisjen e bashkëpunimit brënda disa muajsh, mes KLSH-së dhe institucioneve të rëndësishme akademike të hetimit financiar.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në fushën e kontrollit financiar, një aspekt kyç për rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

WhatsApp Image 2025 04 16 at 18.49.02 2
WhatsApp Image 2025 04 16 at 18.49.02 1
WhatsApp Image 2025 04 16 at 18.49.02

Arben Shheu klsh Marco Alberti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026

Më pak sheqer në fillim të jetës, përfitime dekada më vonë: studimi zbulon 35% më pak rrezik për diabet

20:07 / October 11, 2026

Pas fasadës së mirëqenies: kontradiktat që sfidojnë mitin e “modelit nordik”

20:04 / October 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.