Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Lamtumirë Skënderbe! Mesfushori titullar nuk pret fundin e sezonit për largimin

08:45 / May 28, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
skenderbe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndeshja ndaj Luftëtarit e kësaj fundjave ka qenë e fundit e këtij sezoni në fushë për futbollistët e Skënderbeut, pasi në javën e fundit kalendari i vë përballë Kamzës së përjashtuar. Ndaj te klubi korçar kanë filluar që tani lamtumirat e atyre që nuk do të vazhdojnë të jenë pjesë e ekipit në vijim, sido që të shkojnë gjërat me KAS të Lozanës.

Sipas portalit të lajmeve sportive “Vip Sport“, futbollisti i parë që i ka dhënë lamtumirën klubit dhe këto ditë do të largohet nga Shqipëria është mesfushori Kuasi Sibo. Futbollisti nuk do të vazhdojë bashkëpunimin e tij me klubin korçar dhe do të kthehet përsëri drejt Anglisë ku ai është pjesë e klubit të Uotford dhe ka një kontratë me anglezët.

21-vjeçari iu bashkua korçarëve në janar dhe luajti me ta 12 ndeshje në këtë periudhë në kampionat, duke u bërë pjesë e formacionit baze nën drejtimin e Shehit. Përtej vlerësimeve të ndërsjella mes palëve, Skënderbeu nuk mund të blejë kartonin e futbollistit në fjalë, ndërsa pasiguria për pjesëmarrjen në Kupat e Europës ka bërë që mes palëve të ketë shtrëngim duarsh dhe lamtumirë duke e cilësuar të mbyllur marrëveshjen.

Skenderbe
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

 Federata Gjermane i del në mbrojtje trajnerit Nagelsmann pas eleminimit: Ai është njeriu i duhur për të vazhduar

09:51 / June 30, 2026

Përmbysje dramatike, Martineli i shënon në frymën e fundit Japonisë dhe kualifikon Brazilin e Ançelotit

21:18 / June 29, 2026

Përballja që mund të surprizojë Botërorin: Brazili kërkon kualifikimin, Japonia beson se mund të rrëzojë “Seleçaon”

14:05 / June 29, 2026

Kepi i Gjelbër bën histori, kualifikohet për herë të parë në fazën me eliminim direkt

08:17 / June 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.