Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Nis Interi i Kontes, zbardhet lista e lojtarëve që kërkon tekniku

09:21 / May 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
interi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas sigurimit të objektivit për të dytin sezon radhazi, pra Champions-in, tek Interi është koha të mendojnë për merkaton. Fillimisht do duhet diskutuar me Luçiano Spaletin, mënyra e duhur për t’u ndarë me pozitivitet, më pas do jetë radha e ndryshimit.

Në stol pritet të ulet Antonio Konte, i cili ua ka paraqitur drejtuesve interistë listën e dëshirave, me në mendje një skuadër sulmuese.

SULMI – Marota dhe Auzilio, me të mësuar kërkesat, kanë nisur punën. Kontaktet janë prej kohësh të avancuara për Edin Xhekon e Romës. Zërat e një tentative të Fenerbahçes për të “rrëmbyer” boshnjakun i ka shuar vetë menaxheri i lojtarit: “Ndodhet me pushime në Stamboll”.

Ndaj, gjithçka mund të vazhdojë sipas planeve, akordi me bomberin ekziston, por duhet gjetur pakti me verdhekuqtë. Interi vlerëson kartonin e 33-vjeçarit mes 10-15 milionë eurove, Roma mes 20-25 milionë pasi, përfshi bonuset, nga gushti i 2015- ës e më pas ka paguar në total 21 milionë.

E meqenëse Mauro Ikardi parashikohet të largohet, do nevojitet edhe një tjetër sulmues. Dy janë alternativat: Romelu Lukaku i Mançester Junajtid, për të cilin “djajtë e kuq” kërkojnë në shkëmbim Shkrinjarin e jo Perisiçin (por, mund të ulin pretendimet pas renditjes në  vendin e pestë) dhe Paulo Dibala, i cili ka mohuar mundësinë e një largimi nga Torino.

TË TJERËT – Blerje të tjera potenciale janë Mateo Darmian dhe Viktor Mozes për krahët e mesfushës ose mbrojtjes dhe Nikolo Barela për të përkrahur Brozoviçin në mesfushë. Ndërsa “ëndrra” mbetet Federiko Kieza, për të cilin ka pasur edhe një bisedë me babanë Enriko, por duhet mposhtur konkurrenca e Juventusit. Priten edhe largime. Së pari Mauro Ikardi, më pas Ivan Perisiç, Zhoao Miranda, Borha Valero, Zhoao Mario dhe, ndoshta, Antonio Kandreva.


Formacioni1


interi Konte
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tirana merr fitoren e dytë radhazi, mposht Laçin

15:53 / October 17, 2026

Myrto Uzuni shkruan historinë në SHBA, sulmuesi shqiptar fiton çmimin e golashënuesit më të mirë

21:38 / October 15, 2026

Rikthehet Champions-i/ Sonte Galatasaray-Barcelona e Atletico-United! Në fushë Interi e Napoli për 3 pikët e para

10:37 / October 13, 2026

Lamtumira e Leo Messit kthehet në konflikt, Argjentina do braktisë stadiumin Monumental

16:21 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.