Vetëdorëzohet në polici autori i plagosjes së ndodhur mëngjesin e sotëm (28 maj) në afërsi të një parkingu të një hoteli në Sauk.
Vetëdorëzimi i Ndue Ndoit u bë disa orë pas ngjarjes. Ndoi është nënkomisar në qytetin e Lezhës dhe ndodhej në Tiranë për të ndjekur një kurs pranë Akademisë së Sigurisë.
Mësohet se sherri ka nisur për parkimin e një makine.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe kanë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit, i cili është shpallur menjëherë në kërkim policor.
