Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Drejtori i Policisë, Proda takim me zv/drejtorin e Programit ICITAP: Kontribut të rëndësishëm në konsolidimin e strukturave policore

18:23 / May 21, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
499798041 1096606105838067 1576256281227497479 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda zhvilloi një takim me zv/drejtorin e Programit ICITAP të Departamentit të Drejtësisë së ShBA-së, Steven Fields.

Gjatë takimit u vlerësua mbështetja e vazhdueshme që ICITAP i ka dhënë Policisë së Shtetit, që prej vitit 1998, në fusha kyçe si: menaxhimi i kufijve, lufta kundër krimit të organizuar, ndërtimi i kapaciteteve njerëzore, zhvillimi i sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe trajnimi i personelit policor.

Proda theksoi kontributin e rëndësishëm të ICITAP për konsolidimin e strukturave policore, përmes projekteve si TIMS dhe PRIMS, si dhe mbështetjen për mekanizmat kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Ai vlerësoi gjithashtu investimet e konsiderueshme financiare dhe teknike të realizuara nga ICITAP, duke theksuar se këto investime kanë ndikuar ndjeshëm në rritjen e kapaciteteve operacionale dhe profesionale të Policisë së Shtetit.

Në përfundim, drejtori shprehu mirënjohjen për partneritetin e fortë dhe besimin e vazhdueshëm të ICITAP, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një model të suksesshëm për zhvillimin e institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri.

499798041 1096606105838067 1576256281227497479 n
499496174 1096606062504738 3392610921971033153 n
499752855 1096606022504742 656153262979265208 n
499687379 1096605972504747 4165032672953726922 n

ilir proda Policia Steven Fields
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.