Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rijetësimi i Kalasë së Kaninës, Rama poston fotot: Do të kthehet në ndalesë të paharrueshme për çdo udhëtar

15:21 / May 28, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
500637521 1255851925910466 8288265090001240696 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Kalanë e Kaninës kanë nisur ndërhyrjet konservuese, strukturale dhe gjeologjike, si dhe zbatimet e planeve të reja të interpretimit dhe përmirësimit të eksperiencës së vizitorëve. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje, ku informon se në Kalanë e Kaninës ka nisur nga procesi i rijetësimit, për ta kthyer këtë objekt të trashëgimisë sonë kulturore në një destinacion të vizitueshëm turistik.

”Në Kalanë e Kaninës ka nisur procesi i rijetëzimit, për ta kthyer këtë objekt të trashëgimisë sonë kulturore në një destinacion të vizitueshëm turistik, me ruajtjen e identitetit historik dhe krijimin e hapësirave të reja panoramike nga ku mund të shihen pamjet mahnitëse të gjirit të Vlorës, që do ta kthejnë Kaninën në një ndalesë të paharrueshme për çdo udhëtar që kërkon të përjetojë historinë nga afër”,-shkruan Rama.

Ndërhyrjet në Kalanë e Kaninës po financohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit si një projekt i Proskene dhe CHwB Albania, në kuadër të Programit PIUTD, me mbështetje nga Banka Botërore. Ndërhyrjet konservuese pritet të përfundojnë më 25 prill 2026.

Ky proces restaurimi dhe përmirësimi përfshin jo vetëm ruajtjen e strukturave ekzistuese, por edhe krijimin e hapësirave të reja që i japin jetë sitit, pa humbur identitetin e tij historik. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit bëri të ditur se, gjatë kësaj periudhe Kalaja e Kaninës nuk do të jetë e hapur për vizitorët.

Kalaja Kaninës Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon prapaskenat nga Brukseli: “Mund të mbyllen më shumë se tre kapituj?”

11:19 / July 15, 2026

Aplikimet për në universitete/ Hapet portali u-Albania, maturantët nisin verifikimin e të dhënave

11:15 / July 15, 2026

Amnistia penale nxjerr nga burgu Rozeta Dobin, e dënuara për vjedhjen në banesën e ish-zyrtares Alda Klosit

11:07 / July 15, 2026

Amnistia penale, nis zbatimi në institucionet e vuajtjes së dënimit/ Ja sa të dënuar lirohen nga burgjet dhe cilët nuk përfitojnë

09:23 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.