Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PSG shkruan histori, fiton për herë të parë Champions League, shkatërron Interin në finale

23:03 / May 31, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
win
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Paris Saint-Germain ka shkruar historinë duke fituar për herë të parë Champions League, në sezonin 2024/25. Në finalen e zhvilluar kundër Interit të Simone Inzaghit, skuadra e Luis Enrique ka dhuruar një paraqitje mbresëlënëse dhe ka triumfuar me një rezultat të thellë 5-0, duke mos i lënë asnjë shans rivalëve italianë.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 12-të nga Achraf Hakimi, ish-lojtar i Interit, i cili shënoi pas një asisti të talentit francez Désiré Doué. Ky i fundit, vetëm 19 vjeç, ishte pa dyshim ylli i mbrëmjes: shënoi golin e dytë në minutën e 20-të dhe kompletoi dopietën personale në minutën e 63-të pas një aksioni të shpejtë në vertikale.

Interi, i pafuqishëm dhe jashtë loje për pjesën më të madhe të takimit, u përpoq të reagojë vetëm përmes goditjeve standarte, por në minutën e 73-të pësoi edhe golin e katërt nga Khvicha Kvaratskhelia, që ndezi festën e tifozëve parizien shumë përpara vërshëllimës finale.

Në fund, ishte Mayulu, lojtari i lindur në vitin 2006, që vulosi rezultatin 5-0, duke regjistruar fitoren më të thellë në historinë e finaleve të Ligës së Kampionëve. Me këtë triumf, PSG jo vetëm që arrin më në fund majën e Evropës, por e bën këtë në mënyrën më spektakolare të mundshme.

Paris Saint-Germain
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump paralajmëron fundin e luftës në Iran: Mund të ndodhë rreth zgjedhjeve amerikane

13:06 / September 14, 2026

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, paralajmëron edhe kërkesë për Qeverinë Kurti 4

12:36 / September 14, 2026

Roskovec/ Theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-partneres, 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

12:32 / September 14, 2026

Vijon në Hagë procesi ndaj Hashim Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë për pengim të administrimit të drejtësisë, palët japin deklaratat përfundimtare

12:08 / September 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.