Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen e re për të drejtat e emërtimit të Stadiumit Kombëtar në Tiranë.
Për pesë vitet e ardhshme, stadiumi do të vijojë të mbajë emrin “Air Albania Stadium”, në kuadër të një partneriteti të ri me kompaninë ajrore kombëtare.
Marrëveshja u firmos sot në Shtëpinë e Futbollit nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Administratori i kompanisë “Air Albania”, Sinan Isik.
“Jemi të lumtur të njoftojmë se “Air Albania” do të vazhdojë të mbajë të drejtën e emrit komercial të stadiumit “Arena Kombëtare” për 5 vite të tjera.
Mes nesh kemi ndërtuar më shumë se një marrëveshje, kemi krijuar një identitet të përbashkët, që do të vazhdojë të frymëzojë sportin dhe komunitetin tonë.
Presidenti i FSHF, Armand Duka, dhe Administratori i kompanisë “Air Albania”, Sinan Isik, firmosën sot marrëveshjen”, shprehet Duka.
