Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Serbi Stojkoviç vlerëson ekipin kuqezi: Ka lojtarë të mirë dhe trajner të shkëlqyer

18:26 / June 6, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trajneri 1024x574 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç vlerëson kuqezinjtë duke thënë se kanë një ekip të mirë, ndërsa veçoi trajnerin Silvinjo. Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes me ekpin kuqezi, ai tha se Serbia duhet të ketë kujdes, sepse Shqipëria mund të ndëshkojë.

“Kjo është ndeshja e parë për ne në kualifikuese, Shqipëria i ka bërë dy ndeshje. Shqipëria është një ekip i mirë, ka lojtarë të mirë dhe një trajner të shkëlqyer si Silvinjo. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përqendruar. Nuk duhet të bëjmë gabime sepse mund të na ndëshkojnë.

Kemi ndjekur pesë ndeshjet e fundit të Shqipërisë. Është ekip i motivuar dhe i përgatitur mirë. Si ekip janë të sigurt dhe me vetëbesim. Mendoj që për atë që treguan në Europian, e merituan të ishin aty. I pasqyron agresiviteti në fushë. Janë lojtarë kualitativë.

Strakosha është i shkëlqyer, Gjimshiti po ashtu. Janë një ekip solid. Lojtarëve ua kemi thënë atë që duhet. Kemi thënë informata të sakta për lojtarët. Mendoj se edhe kundërshtari ka bërë të njëjtën gjë”, u shpreh Stojkoviç.

Dragan Stojkoviç Trajneri i Serbisë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.