Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kishte marrë leje shpërblyese, nuk u kthye në burg. Kush është i dënuari për trafik droge (EMRI)

10:04 / May 29, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia fier 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kishte marrë leje shpërblyese nga burgu, ku vuante dënimin me 7 vjet për trafik droge, por nuk u kthye më në burgun e Fierit.

Policia ka vënë në pranga Gentjan Taullaj, 36 vjeç nga Ballshi, i cili në momentin e arrestimit kishte një sasi kanabisi me vete, dhe një leje drejtimi mjeti greke, të falsifikuar.

Kështu, krahas dënimit për trafikun e drogës 36- vjeçari do të hetohet edhe për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

NGJARJA

Taullaj u ekstradua nga Athina pasi ishte shpallur në kërkim për trafikimin e 109 kg kanabis sativa. Më 25.11 2009 në Maminas të Durrësit në bashkëpunim me një tjetër person, Taullaj ka transportuar nje sasi prej 109 kg lende narkotike te llojit Kanabis Sativa e cila me pas do te trafikohej drejt Kosoves.

NJOFTIMI I POLICISE

Thyen lejen e dhënë nga IEVP Fier duke mos u kthyer më në vendin e kryerjes së dënimit, kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Nga shërbimet e Njësisë Operacionale “Sopoti” në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në vendin e quajtur “QTU” u kap shtetasi i shpallur në kërkim:

G.T, 36 vjeç, banues në Ballsh.

Shtetasi G.T ishte person i shpallur në kërkim pasi ka thyer lejen shpërblyese dhënë nga I.E.V.P Fier ku ishte duke vuajtur dënimin prej 7 vitesh për vepën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Nga kontrolli i ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa si dhe një dokument leje drejtimi greke e dyshuar e fallsifikuar.

Në këto kushte u bë ndalimi i tij për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Homazhe për oficerin që vdiq në aksident/ Ermal Lulaj, babai i tre fëmijëve, përcillet për në banesën e fundit

11:27 / November 17, 2026

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026

Dyshohet se gëlltiti drogën, ndërron jetë gjatë intervistimit në polici 26-vjeçarja në Kosovë

13:55 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.