Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 29-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.
I riu është i dyshuar për një ngjarje të ndodhur më 21 prill në autostradën Tiranë-Durrës, ku në bashkëpunim me dy persona të tjerë ka plagosur E.M.
“A.M, 29 vjeç, banues në Bulqizë.Ky shtetas me datë 21.04.2019, në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të disa magazinave, gjatë një konflikti, dyshohet së në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.M. Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga D.V.P.Tiranë”, thotë policia.
