Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Nis rikonstruksioni i spitalit Universitar të Traumës, Koçiu-Vengu: Investim madhor me standarde europiane

15:04 / June 20, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 100
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Spitalin Universitar të Traumës ka nisur sot zbatimi i projektit madhor për rikonstruksionin dhe transformimin e kësaj strukture shëndetësore që ofron shërbime mjekësore të specializuar për qytetarët nga i gjithë vendi. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu kanë inspektuar nisjen e punimeve në Spitalin Universitar të Traumës, një tjetër investim madhor i buxhetit të shtetit që do ta transformojë këtë qendër të rëndësishme shëndetësore në një strukturë moderne, funksionale dhe sipas standardeve evropiane.

Ministrja Koçiu gjatë fjalës së saj theksoi se ky projekt transformues përveç rikonstruksionit të ambienteve ekzistuese, do të përfshijë edhe shtim të ambienteve për shërbimet spitalore, rritje të numrit të shtretërve dhe zgjerim të kapaciteteve. “Spitali i Traumës është një shërbim unik në nivel vendi dhe që trajton politrauma nga gjithë qytetet e tjera. Ndërkohë që Shërbimi i Urgjencës trajton afro 70 mijë urgjenca në vit dhe që gjatë sezonit veror shkojnë dhe në rreth 200-220 urgjenca që është goxha ngarkesë, prandaj është i domosdoshëm dhe shtimi i kapaciteteve”, theksoi Koçiu.

Duke u ndalur tek detajet e projektit, ministrja e Shëndetësisë vuri në dukje impaktin e këtij investimi nga buxheti i shtetit për qytetarët dhe stafin mjekësor. “Janë 5 blloqe shërbimesh kryesore të cilat tani kanë një rehabilitim të plotë me një fond prej 2.3 miliardë lekësh nga buxheti i shtetit në bashkëpunim dhe me Ministrinë e Mbrojtjes që garantojnë rritjen dhe shtimin e sipërfaqeve, por ndërkohë dhe përmirësimin e komunikimit dhe qarkullimit brenda përbrenda ambienteve spitalore për pacientet që vijnë, për mjekët që japin shërbim, me qëllim fundor përmirësimin e shërbimit shëndetësor”, deklaroi ministrja Koçiu.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu në fjalën e tij u ndal tek rëndësia që kjo strukturë unike spitalore ka për ushtarakët dhe shërbimin shëndetësor civil. “Në kuadër edhe të rritjes së buxhetit të Mbrojtjes po ndërtojmë një mekanizëm buxhetor ku sa herë rritet një kapacitet ushtarak sepse është një kompleks që i shërben edhe ushtarakëve me poliklinikën e tyre, me laboratorët e tyre e në këtë mënyrë të lehtësojmë presionin mbi shërbimin spitalor shëndetësor civil”, – u shpreh ministri Vengu.

Sipas tij, rritja e kapaciteteve në këtë spital është absolutisht emergjencë e nevojë kombëtarë. “Duhet të kemi parasysh që të përshpejtojmë fazat. Buxhetet janë të alokuara dhe jemi në kushtet që mund të vijojmë dhe në fazat e tjera, në mënyrë që të përfundojmë sa më shpejtë”, theksoi ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu. Ky investim në Spitalin Universitar të Traumës është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim, që garanton modernizimin e infrastrukturës, forcimin e kapaciteteve dhe modernizimin e shërbimeve mjekësore.

Koçiu-Vengu Spitali Universitar i Traumës
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026

Berati në kulmin e sezonit turistik, fluksi i vizitorëve sjell pritshmëri për një vit rekord

13:46 / July 9, 2026

Ministria e Arsimit publikon kalendarin, viti i ri shkollor 2026-2027 nis më 14 shtator

14:53 / July 8, 2026

Subvencionet për fermerët/ Heqja e naftës falas ul ndjeshëm aplikimet, 29 mijë kërkesa më pak nga fermerët, mbyllet skema kombëtare për bujqësinë

15:46 / July 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.