Ish-ministri i Brendshëm, Stefan Çipa i ka dedikuar një mesazh prekës vëllait të tij, i cili nuk jeton më. Jorgo, vëllai i tij sot do festonte 57 vjetorin e tij, por në moshën 26 vjeçare u nda nga jeta.
Mesazhi i Stefan Çipës:
“Jorgo,vëllai im i vetëm! Sot për familjen tonë do të ishte dita kur ne do të festonim 57- vjetorin e lindjes tënde.Por , ty Zoti të mori shumë shpejt pranë vetes ,në moshën 26- vjeçare dhe ne nuk arritëm të festonim këtë ditë me ty , por vetëm të të kujtojmë dhe të të mbajmë përjetësisht në zemrat tona ,,, Ti rron aty dhe emri yt gjithashtu !
I paharruar do të jesh gjithmonë për ne , dhe kushedi çfarë kuptimi do të kishte jeta jonë nëse ti do ishe sot pranë nesh vëllai im i vetëm JORGO…”

