Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Sulmuesi tremb të kuqtë, por Partizanit i buzëqesh Isgandarli

11:20 / July 13, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Morrat e kuq
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partizani barazoi 1 me 1 përballë Kaljus në Estoni. Mund të quhet një rezultat i vyer, pasi ka lënë llogaritë hapur për ndeshjen e kthimit. Të kuqtë nuk u larguan pa humbje nga Estonia. Ishte dëmtimi i Albers Kekos në pjesën e parë, që i trembi të gjithë. Sulmuesi i “demave” i la vendin Elson Himallarit. Mbetet për t’u mësuar tashmë shkalla e dëmtimit.

KEKO- Nëse është një lojtar që ka rilindur me ardhjen e trajnerit Gega, është Keko. Sulmuesi i afruar nga Korabi dy vite më parë, nuk preferohej si titullar. Tashmë gjërat kanë ndryshuar. 23- vjeçari duket se mund të bëjë mjaft mirë me Skukën. Golat ndaj Egnatias në edicionin e kaluar, pse jo edhe ato të miqësoreve, i kanë shtuar besimin që mund të shkëlqejë me fanellën e kuqe. Për Partizanin ishte humbje e madhe lënia e fushës së lojës nga ana e tij, që në pjesën e parë. U nevojit barela dhe për më tepër u largua i përlotur.

ISGANDARLI- Partizani i Gegës nuk ishte i plotë. Jo vetëm mesfusha që duhet plotësuar, por edhe sulmi nuk ishte plotësisht i gatshëm për skemat e Gegës. Bëhet fjalë për mungesën e Vusal Isgandarlit, që pasi iu shtua edhe largimi i Kekos nga fusha, peshoi shumë. Kështu Partizani e pati një ndeshje sakrifice. Një tjetër lojtar, që nuk llogaritet për sulmin në turin e parë, por i përket Partizanit, është Arshonzh Bintsuka. Mundësia për ta llogaritur Isgandarlin në ndeshjen e kthimit, nuk është pak. Besimi është i madh te sulmuesi azerbajxhanas, që nuk udhëtoi në Talin me skuadrën për shkak të problemeve me pasaportën.

FAKTI- Lista e turit të parë të Ligës së Konferencës nuk mund të ndryshojë. Kështu, në dispozicion të Partizanit do mbeten të njëjtët lojtarë. Mesfusha mbetet halli më i madh që ka Partizani aktualisht. Fillimisht është Saliu Sembene, që po mban një përgjegjësi të madhe aty. Më pas Gjergji Kote, Dion Vata, Tedi Malaj dhe Mateo Shanaj, të cilët patën peshë të madhe mbi supe në Estoni. Fakt është se mosha e të gjithë lojtarëve të përmendur për mesfushën fillon nga 16 dhe nuk i kalon 23 vjeç. Kjo tregon se eksperienca dukshëm i mungoi Partizanit në Estoni. Ky fakt nuk ka si të ndryshojë edhe për sfidën në Tiranë.

buzeqesh isgandarli partizani sulmuesi tremb
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lajm i keq për Hysajn, Lazio merr vendimin ndaj futbollistit të Kombëtares

21:49 / December 4, 2025

Bylisi e sheh Partizanin si shpëtim në sfidën e golave

17:31 / December 1, 2025

Zyrtarët e UEFA-s zbarkojnë në Tiranë, takim “kokë më kokë” me…

20:59 / November 26, 2025

Sinjalet që japin zvarritjet e procesit “Partizani”

21:20 / November 25, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.