Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Vllaznia kërkon përmbysjen në Letoni, Balaj: Jemi këtu për fitore, nuk duam një gjyqtar si në Elbasan

21:40 / July 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balaj10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vllaznia prej dy ditësh ndodhet në Letoni teksa po përgatitet për ndeshjen e kthimit të së enjtes në Ligën e Konferencës me Daugavpils. Kapiteni Bekim Balaj, foli për gjendjen e skuadrës duke e cilësuar si optimale.

“Gjendja është optimale. Kemi ardhur prej dy ditësh që skuadra të akomodohet. Shpresoj që këtë gjendje ta shfaqim edhe në fushën e lojës. Fusha ishte në kushte të mira, shpresoj të shkojë mirë. Duke ditur mënyrën se si shkoi ndeshja herën e parë, ne e njohim më mirë ekipin kundërshtar. Kemi ardhur me objektiv të qartë për të fituar ndeshjen.

Nuk di të them me shanse por ne do të bëjmë më të mirën. Një ndeshje e humbur na ka lënë shije të keqe por shpresojmë të rikuperohemi. Nëse e shohim si çështje fati, është shumë të kërkosh fat në dy ndeshje kështu që shpresoj të kemi fat këtë ndeshje.

Të them të drejtën ne nuk merremi me arbitrimin sepse merremi me fushën e lojës, megjithatë një gjykim si në Elbasan nuk do donim ta kishim. E rëndësishme është të kalojmë këtë ndeshje pastaj shohim. Vllazninë e kanë mbështetur gjithmonë tifozët, uroj t’ua shpërblejmë. Nuk di të them surpriza por do kërkojmë më me shumë ngulm fitoren”, tha sulmuesi i Vllaznisë.

bala kerkon letoni permbysje Vllaznia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Yamal për dëmtimin në kofshë: Kisha frikë se mos humbisja Kupën e Botës!

17:59 / May 31, 2026

Të gjithë skenarët, titulli kampion në dorë të Dinamos dhe… Egnatias

11:00 / May 31, 2026

Papa kërkon ‘çarmatosjen’ e Inteligjencës Artificiale: Njerëzimi rrezikon të ndërtojë një ‘Kullë të Babelit’

20:57 / May 25, 2026

Veliaj kërkon lirinë, Kushtetuesja ia kthen Gjykatës së Lartë: Sqaro pse “arresti me burg” është proporcional në raport…

19:59 / May 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.