2 vite pasi u bë pjesë e kampionatit gjerman, Granit Xhaka do të rikthehet sërish në Premier Leaguen angleze, pasi ka arritur akordin me Sandërlend.
Mesfushori shqiptar i kushtoi 17.5 milionë euro arkave të klubit britanik, ndërsa në orët në vijim do të kryejë dhe testet mjekësore.
Xhaka u bëri të ditur drejtuesve të aspirinave se dëshironte të rikthehej në Angli, me këta të fundit të cilët u bënë pengesë, por duket se tanimë çështja është zgjidhur dhe Xhaka do të rikthehet të luajë aty ku qëndroi për 7 sezone.
32-vjecari do të firmosë një kontratë për dy sezone me skuadrën që sapo u ngjit në elitë.
