Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Prostitucioni dhe traumat e çuan në skizofreni! Nëna apel për drejtësi: Trafikuesit që ma çmendën vajzën janë të lirë

22:00 / July 29, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1753815156xstill0715 00006 sd 1 213
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lindita është një nënë 55-vjeçare nga Fieri, e cila rrëfen historinë dramatike të vajzës së saj, tashmë 29 vjeç. Sipas Linditës, vajza u trafikua në moshën 20-vjeçare drejt Italisë, ku nisi kalvari i dhimbjes, abuzimit dhe shkatërrimit mendor. Në vitin 2016, Lindita tregon se pas ndarjes nga bashkëshorti për shkak të dhunës, e bija u largua drejt Italisë, duke lënë pas djalin e saj të vogël. Nëna e shqetësuar denoncoi rastin në Policinë e Fierit, por iu tha se vajza ishte madhore dhe nuk mund të ndërhynin. Vetëm përmes sistemit TIMS, Lindita mësoi se vajza ishte nisur nga Vlora për në Itali.

Një vit më pas, e bija e telefonoi dhe tha se po punonte si kujdestare, por fotot e saj tregonin të kundërtën.Në fotot që ajo i kishte dërguar të ëmës dukej që vajza ishte punonjëse seksi, madje vajza ia pranoi këtë. Shëndeti mendor i vajzës sipas nënës deri në moshën 20-vjeçare ishte në rregull, por situata u përkeqësua kur u zhvendos në Belgjikë dhe më pas në Zvicër. Gjatë dy viteve në Belgjikë, sipas Linditës, e bija u dhunua.

Në Zvicër vajza ishte gjendur në rrugë, në gjendje kome dhe e mbuluar me gjak. U dërgua në spital dhe më pas në një qendër për gratë e dhunuara. Nëna e saj u kontaktua nga një kuzhinier në atë qendër, i cili e informoi për gjendjen e rëndë të vajzës. Pas disa muajsh, vajza vjen në Shqipëri në një tjetër qendër këtë herë në Linz. Punonjësia i komunikoi Linditës se e bija ndodhej aty. Pas një muaji, vajzën ia sollën në shtëpi me ambulancë, në një gjendje të rënduar dhe agresive.

Më pas ajo u shtrua për dy muaj në spitalin Psikiatrik të Vlorës dhe u diagnostikua me “skizofreni të çrregullt”, që kërkon trajtim të përhershëm. Sipas Linditës, ilaçet nuk gjenden në Fier dhe ajo detyrohet t’i porosisë nga Greqia, me kosto të lartë. Vajza shpesh refuzon t’i marrë dhe është bërë edhe e dhunshme me të ëmën. Në këtë betejë të vazhdueshme, Lindita kujdeset edhe për djalin tjetër, i cili është i sëmurë që prej moshës 6-vjeçare. Në kushte ekstreme ekonomike, ajo jeton me qira dhe mbledh bidonë për të mbijetuar. Ermira, në një intervistë rrëqethëse për “Fiks Fare”, shfaq trauma të thella psikologjike.

Flet me pafajësinë e një fëmije, thotë se ka frikë se mos e marrin sërish jashtë, tregon se ndihet e kërcënuar. Ajo pranon se ka qenë prostitutë, duke thënë se e bëri sepse “mendonte se po ndihmonte njerëzit”. Nëna e saj kërkon me dëshpërim drejtësi: të hapen hetimet, të zbardhen të vërtetat dhe vajza të dërgohet në qendrën e rehabilitimit në Shkodër. Njësia Administrative në Fier i ka premtuar se do të përpiqen ta ndihmojnë. /Top Channel/

dhunë Fier Itali Lindita prostitucion
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.